Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli deklaroi sot se “pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka më asnjë pushtet, PD praktikisht nuk është më dhe kjo është vrasja më mizore, që kreu i saj mund t’i bënte demokratëve”.
“Partia Demokratike nuk është më as në Parlament dhe nuk ka më asnjë bashki. Me urdhrin për djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori atë me dhunë, jashtë parlamentit duke tradhëtuar e fyer, mbi 400 mijë demokratë, që votuan siglën e kësaj force politike. Me këtë, që është akti më i papërgjegjshëm i historisë së demokracisë, ai praktikisht i ftoi shqiptarët në luftë vëllavrasëse”, tha Topalli.
Ajo tha se “pas kësaj, Basha premtoi se do krijonte qeverinë teknike dhe do rrëzonte Edi Ramën”.
“Sot, me mos hyrjen në zgjedhje, jo vetëm që nuk arriti asnjërën, por i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë, të gjitha pushtetet. Nga sot çdo gjë ka ndryshuar. PD është jashtë çdo pushteti politik dhe lokal, ndërkohe që Edi Rama ka marrë çdo gjë. Demokratët e fundit të punësuar në bashkitë e djathta do jenë në mëshirën e Edi Ramës”, tha ajo.
Sipas Topallit, “ky është dëmi më kriminal ndaj vendit, që Lulzim Basha kreu për karrigen e hallet e tij”.
“Dhe nuk mbaron këtu. Ai tradhtoi shpirtin perëndimor të forcës politike, që lindi për të hapur dhe për të integruar vendin në Europë e NATO. Nuk po ndalem këtu të komentoj për deklaratën e tij të para pak minutash, kur këndonte fitore, mbi kufomën e një force politike që, një kohë i dha jetë e ëndërr një kombi për 3 dekada, e që qëndroi në këmbë mbi sakrificën e jetën e idealistëve të paepur në dekadat e shkuara. Nga sot, asgjë nuk është më si më parë”, tha Topalli.
“Pasi ka marrë faturën e dhunës, pasi humbi mbështetjen e gjithë botës, pasi kreu vetëvrasjen më kriminale që mund të imagjinohej… dhe desh ta çonte vendin në përplasje..; Pasi humbi ‘revolucionin’, dhe dështoi të arrinte qeverinë teknike, pasi dështoi të reëzonte Ramën dhe pasi la PD pa asnjë pushtet politik…Ti Lul kësaj rradhe nuk mund të këndosh më mbi trupin që jep shpirt të Partisë sonë. Ti ishe eksperimenti më i pamerituar për demokratët dhe për vendin”, tha Topalli.
Partia Demokratike ka kaluar edhe një herë tjetër një moment tragjik, tha Topalli, duke shtuar se “dhe demokratët e vërtetë, përmes përpjekjeve herkuliane ia dolën ta ngrenë nga hiri dhe ta sjellin në pushtet”.
“Edhe sot Lul, njerëz të ndershëm, të rinj e të reja, idealistë e intelektualë, patriotë, të pakorruptuar e të pashitur do ta shpëtojnë nga pengmarrja e tradhëtia, do ta ngrenë sërish në piedestalin që i takon, për t’i dal zot vendit, interesit publik e njerëzve që i le pa shpresë e pa perspektivë. Njerëzit e lirë, nuk do lejojnë më, që as ti dhe as 3-4 shokët tuaj në pushtet dhe ‘opozitë’ të mbajnë në dëshpërimin e dhimbjes e të pamundësisë, një popull që boll ka vuajtur në shekuj, e sot. Është koha për të ringritur Partinë Demokratike nga e para. Është koha për të larguar këtë klasë politike. Demokratët, shqiptarët do ia dalin”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Diell dhe vranësira të pakta – tempraturat mbi 20 gradë Celsius
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'