Diskografia shqiptare numëron me mijëra klipe, sidomos viteve të fundit, kur këngëtarët i kushtojnë më shumë kujdes dhe vëmendje paraqitjes vizuale sesa anës teknike të këngës.
Megjithatë duhet theksuar se për videoklipe, tregu shqiptar bashkë me produksionet bëjnë një punë të shkëlqyer, madje shumë sfiduese në Ballkan.
Ndonëse viteve të fundit jemi mësuar të shohim shumë prej klipeve me skena ‘të nxehta’, ka edhe shumë prej tyre në të cilët artistët kanë përdorur aq shumë makijazh, sa që skenat e klipeve të ngjasojnë me festën e ‘Halloweenit’.
Sot (e hënë) me rastin e Natës së shtrigave, Telegrafi ju sjell top-pesë klipet shqiptare, të cilat ngjasojnë paksa me këtë festë, për nga konstrukti i skenave apo makijazhit të përdorur në klip.
1. Era Istrefi Ft. Mixey – E dehun
Erdhi shumë i veçantë si projekt në vitin 2014, por skenat e shfaqura në klip ngjasojnë me një film të shkurtër për festën e Halloweenit. Ndërlidhja e kostumografisë tradicionale me atë të ‘frikshme’ kanë bërë që “E dehur” të marrë pikërisht epitetin si një nga klipet dedikuar kësaj feste.
2. Dafina Zeqiri – Bloodah
Edhe Dafina Zeqiri në 2013-tën solli “Bloodah”, një këngë e cila u pëlqye mjaft shumë në atë kohë, por që skenat ku Dafina shfaqej e mbuluar me gjak ishin paksa ‘të frikshme’, dhe na çonin menjëherë rreth mendimeve të legjendave për njerëzit ujq, komuniteti i njohur gjatë shekullit XX në Rumani.
3. Gjon Karrica – Lugati
Gjon Karrica nuk ishte edhe një emër shumë i njohur rreth tre ose katër vite më parë, por projekti i tij debutues “Lugati”, i cili u veçua për skenat e tij të ‘frikshme’ në klip bënë që ai të mbahet mend si një “Lugat”, por që më vonë me projektet e tij të reja do të shndërrohej në një “Sex Toy”. Gjithsesi “Lugati” mbetet një ndër projektet e tij të suksesshme.
4. Dafina ft. Ledri Vula – Po m’pëlqen
https://youtu.be/6rRj2ycXBiI
Në vitin 2011 u publikua bashkëpunimi shumë i suksesshëm mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vula. Kënga e tyre atë kohë bëri bujë të madhe, gjersa nuk mbeti pa u komentuar as videoklipi. Skenat e errëta dhe gërvishtjet në fytyrë bën që klip të jetë mjaft i frikshëm kur shfaqet në televizion. Gjithashtu ishte hera e parë kur Dafina në klip mbulonte njërin sy duke pretenduar të ketë qenë pjesë e shoqërisë sekrete “Illuminati”.
5. Argjentina Ramosaj – Shpirt i mbytur
Lëmë pak anësh këngët e frikshme, duke u kthyer te baladat e qeta të dashurisë, kështu na bie ndër mend menjëherë kënga e njohur “Shpirt i mbytur” të cilën e interpreton Argjentina Ramosaj, klipi i së cilës ishte mjaft i veçantë por jo pa asnjë kuptim. Skenat me mjegull në pyjet e errësuara, dhe një vajzë e veshur me të bardha duke ikur nga errësira, na dërgojnë menjëherë te skenat e njohura të filmit “The Ring”. Në fund të klipit Argjentina ‘mbytet’ në pusin me ujë, duke u shndërruar më pas në një shpirt.
Këto ishin pesë klipet shqiptare të cilat ngjasojnë më së shumti me festën e Halloweenit, ndoshta nuk janë edhe aq të frikshme, por brenda tyre ato ngjasojnë shumë me filmat triller. E për të gjithë ju adhurues të natës me hënë të plotë, ju ftojmë që t’i shikoni këto klipe në qoftë se doni të ndjeni paksa ‘frikën’ nga interpretimet e artistëve shqiptarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hackman u tërhoq nga aktrimi në vitin 2004 për arsye shëndetësore

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA – do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?