LAJMI I FUNDIT:

Top 5 ndeshjet Inter – Milan

Top 5 ndeshjet Inter – Milan

Pak para derbit milanez në fundjavë, Telegrafi.com u hedh një shikim pesë përballjeve më interesante të së kaluarës mes dy kushërinvje...

Inter 6-5 Milan (6 nëntor, 1949)
Nyers (10’ dhe 40’), Amadei (39’, 50’ dhe 64’), Lorenzi (58’), Candiani (1’ dhe 7’), Nordahl (14’), Liedholm (19’), Annovazzi (59’).

Pasi ekipet arritën një barazim me rezultat 4-4 më herët atë vit, ata shënuan një numër rekord golash në Derbi della Maddonninan e nëntorit 1949 – një rekord që vështirë se do të thehet. Milani vuri në funksion triumviratin e famshëm Gre-No-Li, por ishte anësori Enrico Candiani ai që i dha Milanit epërsinë e hershme.

Istvan Nyers shënoi një për Interin, por një Gunar Nordahl fantastik i dha Milanit epërsinë prej dy golave. Nils Liedholm e zgjeroi avantazhin e Milanit dhe tashmë ndeshja dukej e përfunduar, por dy gola nga Amadeo Amadei, një tjetër nga Nyers dhe një nga Benito Lorenzi, në mënyrë të pabesueshme i dhanë Interit epërsinë e parë prej 5-4. Carlo Annovazzi e barazoi rezultatin, por Amadei e kompletoi hettrikun e tij kur shënoi për 6-5 për Interin. Në mënyrë të pabesueshme rezultati ka mundur të barazohej në 6-6, por Candiani e qëlloi shtyllën në fund.


Inter: Franzosi; Guaita, Miglioli; Campatelli, Giovannini, Achilli; Amadei, Wilkes, Lorenzi, Fiorini, Nyers

Milan: Milanese; De Gregori, Foglia; Annovazzi, Tognon, Bonomi; Buriani, Gren, Nordhal, Liedholm, Candiani.

Milan 2-1 Inter (28 tetor, 1984)
Di Bartolomei (33’), Hateley (63’), Altobelli (10’).

Milani ishte në një periudhë të zezë të historisë në këtë kohë, pasi që ishte dëbuar në Serie B pas skandalit bastoresk në vitin 1980. Edhe pse është rikthyer, skuadra e tyre e përgjysmuar u dëbua përsëri në vitin 1982. Me kohë ata u rikthyen, pa e mposhtur Interin në nëntë tentime.

Alessandro Altobelli i dha Interit epërsinë në derbin e parë të sezonit 1984/85, para se Agostino Di Bartolomeo ta barazonte rezultatin. Ish-sulmuesi i Portsmouthit, Mark Hateley, e shndërroi veten në legjendë Rossonere kur kërceu lart mbi Fulvio Collovatin për të realizuar me kokë në portën e Walter Zengas, duke i dhënë kështu fitoren Milanit.

Milan: Terraneo, F. Baresi, Galli, Battistini, Di Bartolomei, Tassotti, Verza, Wilkins, Hateley, Evani, Virdis.

Inter: Zenga, Bergomi, G. Baresi, Mandorlini, Collovati, Bini, Causio, Sabato, Altobelli, Brady, Rummenigge.

Inter 0-6 Milan (11 maj, 2001)
Comandini (2’ dhe 19’), Giunti (56’), Shevchenko (66’ dhe 77’), Serginho (81’).

Milani mban rekordin për fitoren më të thellë në Derbi della Madonnina, kur e deklasoi Interin e dobët me rezultat 6-0 në vitin 2001. Skuadrat kishin që të dyja nga 44 pikë, rreth 20 pikë prapa Romës lidere, mirëpo në fushë nuk kishte dhe aq baraspeshë.

Gianni Comandini shënoi dy herë në pjesën e parë, para se Federico Giunti të shënojë golin e tij të vetëm për Rossonerët në fillim të pjesës së dytë. Andriy Shevchenko realizoi për 4-0, para se ta shënonte dhe golin e tij të dytë, kurse pikën takimit ia dha Serginho në fund të sfidës. Disa vendime të gjyqtarit Pierluigi Collina ishin të dyshimta, por ishte kjo një humbje nga e cila sot e kësaj dite kanë frikë tifozët Nerazzur.

Inter: Frey; Ferrari, Blanc, Simic, J. Zanetti; Farinos, Di Biagio, Dalmat, Gresko; Vieri, Recoba.

Milan: Rossi; Helveg, Costacurta, Roque Junior, Maldini; Gattuso, Giunti, Kaladze, Serginho; Shevchenko, Comandini

Inter 0-3 Milan (12 prill, 2005)
Ndeshja iu dha me rezultat zyrtar Milanit.

Ky takim i radhë në gara evropiane i dy klubeve milaneze dhe i fundit deri më sot, ishte më shumë i keq-njohur se sa i mirënjohur. Milani kishte epërsinë prej 1-0 nga ndeshja e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me të cilën hyri dhe në ndeshjen e dytë, para se ajo të ndërpritej në minutën e 73-të.

Andriy Shevchenko u dha Rossonerëve epërsinë në pjesën e parë, por telashet filluan pasi goli në pjesën e dytë i Esteban Cambiassos u anulua. Mjete të ndryshme ishin hedhur nga tribunat, me portierin e Milanit, Dida, që ishte goditur nga një mjet piroteknik. Gjyqtari Markus Merk u detyrua që ta ndërpriste takimin, pasi telashet me tifozët nuk patën të ndalur, telashe këto që i kushtuan Interit 200 mijë euro. Në ndërkohë, Milani do të arrinte në finale para se të pësonte nga Liverpooli.

Inter: Toldo; J. Zanetti, Cordoba, Materazzi, Favalli; C. Zanetti, Veron, Cambiasso; Van der Meyde, Kily Gonzalez; Adriano.

Milan: Dida; Cafu, Stam, Nesta, Maldini; Ambrosini, Pirlo, Seedorf; Kaka; Crespo, Shevchenko.

Milan 0-4 Inter (29 gusht, 2009)
Thiago Motta (29’), Milito (36’ pen.), Maicon (45’), Stankovic (67’).

Milani përjetoi parasezonë katastrofike nën trajnerin e ri Leonardo, por e pa veten para Interit pasi Nerazzurët ishin ndalur në javën e parë nga Bari. Rossonerët u gëzuan para kohe nga mundësia për të qenë pesë pikë para Interit pas dy ndeshjeve. Sidoqoftë, për Rossonerët kjo ndeshje shkoi shumë, shumë keq.

Interi kurrë nuk u duk se do të humbiste pasi Thiago Motta u dha Nerazzurëve epërsinë e parë në këtë takim. Diego Milito, i cili shënoi ndaj Milanit në parasezonë, shënoi edhe një penalti pasi Gennaro Gattuso ishte përjashtuar me kartonin e dytë të verdhë – ‘Rino’ është dashur të zëvëndësohej para këtij aksioni, por ish-lojtari i Interit, Clarence Seedorf, nuk ishte i gatshëm. Maicon dhe Dejan Stankovic rrumbullakësuan një fitore e cila e la Milanin përtoke.

Milan: Storari; Zambrotta, Nesta, Thiago Silva, Jankulovski; Gattuso, Pirlo, Flamini; Ronaldinho; Borriello, Pato.

Inter: Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Chivu; Thiago Motta, Stankovic, Zanetti; Sneijder; Milito, Eto’o.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

La Liga
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë:

Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"

La Liga
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

La Liga
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori