Kampionatet evropiane janë në përfundim e sipër, pasi thuajse në gjithë Evropën kanë mbetur edhe dy eventualisht tri xhiro për t'u kryer edicioni 2021/22.

Shumë emra kanë spikatur gjatë këtij sezoni nëpër klube të ndryshme, ku na pret një verë shumë e nxehtë sa i përket transferimeve.


Erling Haaland tanimë ka kompletuar transferimin te Manchester City, njësoj si Karim Adeyemi te Borussia Dortmund.

TechnoSport, ka publikuar një listë prej 10 lojtarëve nën 21 vjeçar që kanë kontribuar më së shumti këtë sezon në gola dhe asistime në kampionatet evropiane.

Shumë emra të njohur janë në këtë listë si Vinicius Junior i Real Madridit që mbanë pozitën e parë me 18 gola e 19 asistime apo Erling Haaland në të dytin me 28 gola e tetë asistime.

vinicius jr

Në këtë listë bën pjesë edhe ylli i Llapit dhe Përfaqësueses U21 të Kosovës, Valmir Veliu. 21-vjeçari ka pasur një vit fantastik me Llapin, ku ka arritur deri më tani të shënoj nëntë gola dhe të asistoj në 16 të tjerë mes kampionatit dhe Kupës së Kosovës.

Valmir Veliu

Sigurisht që pas kësaj forme fantastike të tij do të ketë shumë skuadra evropiane që do të kërkojnë transferimin e llapjanit gjatë verës.

Më poshtë keni 10 futbollistët U21 me më së shumti gola e asistime në kampionatet evropiane: Vinicius Junior, Real Madrid - 18 gola e 19 asistime

2022051309013950754

Erling Haaland, Borussia Dortmund - 28 gola e 8 asistime

0 GettyImages 1240351852

Karim Adeyemi, RB Salzburg - 23 gola e 8 asistime

fbl eur c1 wolfsburg salzburg scaled 1

Charles De Ketelaere, Club Brugge - 18 gola e nëntë asistime

Charles De Ketelaere

Joshua Zirkzee, RSC Anderlecht -  17 gola e 10 asistime

Joshua Zirkzee

Liel Abada, Celtic - 15 gola e 11 asistime 

Liel Abada

Adam Hlozek, Sparta Pragë -  11 gola e 15 asistime

Adam Hlozek

Phil Foden, Manchester City - 14 gola e 11 asistime

foden 1 e1651005119342

Noah Okafor, RB Salzburg - 14 gola e 11 asistime

Noah Okafor

Valmir Veliu, FC Llapi - 9 gola e 16 asistime 

Valmir Veliu

telegrafi sport app