Top 10 arsyet përse gratë ndahen nga burrat – tradhtia nuk është e para!

Fatkeqësisht, ditëve të sotme rreth 30% e martesave përfundojnë me divorc.
Në mënyrë që t’i kuptoj arsyet prapa divorcit, shërbimi për prindërit beqarë dhe të shkurorëzuar ‘NextLove’ ka anketuar 43,000 femra në ueb sajtin e tyre, transmeton Telegrafi.
Synimet e ndryshme në jetë, tradhtia dhe fjalosja e vazhdueshme janë në maje të listës se përse femrat kërkojnë divorcin dhe lidhje të reja.
Shumica e femrave duan jetë emocionuese dhe aktive seksuale – nëse nuk e kanë këtë jetë në shtëpi, ato e kërkojnë diku tjetër dhe rrjedhimisht kjo shpie në shkatërrim të martesës.
Përveç kësaj, edhe problemet financiare, abuzimet fizike e emocionale janë arsyeja prapa shkatërrimit të shumë martesave.
Sidoqoftë, kjo është lista e plotë me dhjetë arsyet se përse femrat ndahen nga burri:
- Synimet e ndryshme në jetë
- Tradhtia
- Fjalosjet e vazhdueshme
- Mungesa e intimitetit
- Sëmundjet mendore
- Sjelljet e pahijshme
- Mërzia nga lidhja
- Abuzimi fizik
- Problemet shtëpiake
- Problemet financiare. /Telegrafi/




















































