LAJMI I FUNDIT:

Toni Jakimovski me votim të fshehtë shkarkohet nga SELEC

Toni Jakimovski me votim të fshehtë shkarkohet nga SELEC

Toni Jakimovski, shef i kabinetit të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe i dyshuari i dytë në lëndën “Fortesa” të PSP, sot me votim të fshehur është shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Qendrës për zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore (SELEC).

Bëhet fjalë për trup ndërkombëtar për luftë kundër krimit, duke përfshirë edhe krimin e organizuar në Evropën Juglindore, me seli në Bukuresht të Rumanisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Vendimi është sjellur në seancë të jashtëzakonshme në Bukuresht, e cila është mbajtur sot me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Nga 11 anëtarët e Këshillit të SELEC, të gjithë kanë votuar për shkarkimin e Toni Jakimovskit.

Prioritet i SELEC është që sa më parë ta zgjidhë problemin, duke pasur parasysh se Jakimovski me muaj nuk e ka kryer funksionin dhe të fillojnë të funksionojnë normalisht./Telegrafi/