Toney eskalon me sjelljen e pahijshme kundrejt Albës, ndërhyjnë banorët

Një situatë e tensionuar ka ndodhur sot mes Toneyt dhe Albës, ku banori eskaloi në sjellje të pahijshme ndaj saj.
Edhe pse nuk dihet ende saktësisht arsyeja e debatit mes tyre, dëgjohet Toney duke i thënë Albës: “Boll më”.
Pas disa sekondash, i nervozuar, ai flaku disa shishe mbi banak, vetëm disa centimetra larg vendit ku ndodhej Alba.
Disa prej shisheve madje përfunduan pikërisht në anën ku ajo po qëndronte, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.
Në ato momente ndërhynë Klodi dhe Labi, të cilët u përpoqën ta qetësonin Toneyn dhe të shmangnin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































