Toney dhe Benita më të afërt se kurrë - fillojnë ditën me përqafime

Foto: YouTube
Pëlqimi mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 4 sa po shkon e rritet.
Bëhet fjalë për Benita Zenën dhe Toneyn, të cilët mëngjesin e ditës së sotme (e mërkurë) e nisën me puthje e përqafime.
Ata filluan së fundmi, ku u shfaqën shumë të afërt, e duke qëndruar vazhdimisht bashkë.

Ky veprim i Toney vjen pas një distance që ka bërë me Bia Khalifën, si kërkesë e familjes.
I ati ishte dy ditë më parë në shtëpi dhe i tha që familja e tij nuk e duan lidhjen me Bian.
Kjo bëri që ai të reflektoj e të shkëputet nga ajo, duke treguar tani pëlqim për një konkurrente tjetër.
E si do të shkoj ky raport i tyre, mbetet për t'u parë në vazhdim. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































