Drejtori i Drejtorisë për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeveri Ivica Tomovski, i akuzuar nga LSDM-ja për pastrim parash dhe lidhje me kompani që kanë fituar tender nga Qeveria, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke i quajtur trillime.

Ai tha se pret që LSDM t'i kërkojë falje.


“LSDM do të duhet të kërkojë falje për shpifjet e bëra, përndryshe do të paraqes padi para organeve kompetente. Pushteti është përgjegjësi dhe atje nuk arrihet me shpifje. Kompania e përmendur nuk është e imja, as nuk kam ndonjë lidhje me të. Në këtë moment nuk kam asnjë kompani private dhe jam i përqendruar vetëm në punën time si drejtor i Sektorit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta”, theksoi Ivica Tomovski

Ai thotë se kjo që bën aktualisht LSDM-ja nuk është politikë, por stil primitiv për të fshehur skandalet dhe dështimet që vetë i kanë bërë kur ishin në pushtet.

"Ndërsa flasin për kriminalitet, ata që vërtet janë të tillë, nga Dubai porosisin dhe shkruajnë konferenca pëshpifëse. Kështu duket kur hajduti thotë ‘kapeni hajdutin’. Dhe duan të harrohen vizat e arta të Filipçes, Zaevit, për spitalin modular, Soraviën, plantacionet e marihuanës. Kjo ishte ‘qeverisja’ e tyre – një periudhë e rrënimit që la pasoja të thella në shoqëri dhe në besimin ndaj institucioneve”, tha Tomovski