Tom Ford mund të jetë një nga miqtë më të ngushtë të Anna Wintour, por ai ka disa fjalë të ashpra për atë që është bërë Met Gala.
“Është kthyer në një festë kostumesh”, i tha Ford ish-redaktores së New York Magazine, Amy Odell në një fragment të librit të saj të ardhshëm, “Anna: The Biography”, botuar nga Time të hënën.
“Dikur ishin njerëz shumë elegant që mbanin rroba shumë të bukura duke shkuar në një ekspozitë për shekullin e 18-të”, vazhdoi stilisti.
“Nuk duhej të dukeshe si shekulli i 18-të, nuk duhej të visheshe si hamburger, nuk duhej të mbërrije në një furgon ku ishe në këmbë sepse nuk mund të uleshe pasi kishe veshur një llambadar”.
Imazhet e hamburgerëve dhe llambadarëve sigurisht që mund t’i referohen vetëm një personi: Katy Perry, e cila mbërriti në shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit në vitin 2019 e veshur si një llambadar me përmasa të mëdha dhe plotësisht funksionale dhe, pasi hyri brenda, u shndërrua në një kostum hamburgeri.
Në të vërtetë, tema e ngjarjes së 2019-ës solli disa nga pamjet më të bukura që ka parë ndonjëherë ngjarja e mbledhjes së fondeve – duke përfshirë belin e pabesueshëm të Kim Kardashian , falë korsesë ekstreme që ajo kishte veshur nën fustanin e saj Thierry Mugler.
Sipas Odell, Wintour vazhdimisht i kërkoi mikeshës së vjetër dhe ish-drejtoreshës së Vogue West Coast, Lisa Love, që ta udhëzonte Kardashian të ulej – por ylli i realitetit nuk ishte fizikisht në gjendje të përkulej ose të merrte frymë.
A e shqetësojnë Wintour veshjet gjithnjë e më të çuditshme dhe jopraktike? Me sa duket jo. “Është ajo pjesë angleze e saj. I pëlqen një festë me veshje”, tha Love për Odell.
Ford me sa duket nuk është i shqetësuar shumë nga zhurma, pasi ai po kthehet si bashkëkryetar nderi për ngjarjen e muajit të ardhshëm, tema e së cilës është ekspozita “Në Amerikë: Një Antologji e Modës”. Dhe duket se Perry mund të mos e tërheqë zemërimin e tij këtë herë; ylli i popit së fundmi i tha Page Six Style se pamja e saj në Met Gala 2022 nuk do të jetë asgjë fantastike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Fustani në shenjë proteste i modeles iraniane në Festivalin e Kanës

Gjashtë propozime për mbrëmje të maturës: Nëse nuk doni të dukeni të zakonshme, provojeni këtë

Kim Kardashian u bën fëmijëve çdo vit të njëjtën dhuratë për ditëlindje

Shumica i veshin getet gabim: Ja se si të theksoni më së miri atributet tuaja

Mos e aplikoni fare këtë produkt, i nxjerr në pah të gjitha rrudhat

Këshillat jo të duhura që prindërit ua japin fëmijëve

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Huliganët serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk

Lista me 10 yjet që janë pa kontrata pas 30 qershorit

Deputetja britanike, Kearns: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Dhunë, krisma armësh, gaz lotsjellës, e djegie të veturave, gjatë protestës në Zveçan

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite