Ata së fundmi janë parë në xhirime për “Mission Impossible 7”, pasi produksioni i kishte shtyrë për shkak të pandemisë globale.

Bëhet fjalë për aktorët Tom Cruise dhe Hayley Atwell, të cilët janë parë tashmë në Fori Imperiali të Romës, shkruan Daily Mail.


Që të dy shiheshin me pranga në dorë, ndërsa ishin të ulur dhe të ‘frikësuar’ pranë një makine të policisë.

35939790 8972661 image a 47 1605956563516

Tom luajti në rolin e Ethan Hunt, ndërsa shihej me një veshje serioze me ngjyrë në hirit, ndërsa nën kostum mbante një këmishë të bardhë.

Në po të njëjtën mënyrë është veshur edhe Hayley, kurse për flokë dhe makijazh i ishte përshtatur rolit.

35941654 8972661 image m 97 1605963655135

Përndryshe, xhirimet pretendohet të përfundojnë së shpejti, por për shkak të krizës mund edhe të ndryshojnë oraret.

Vlen të përmendet se Tom kishte treguar në tetor se 12 persona në ekip ishin infektuar me COVID-19. /Telegrafi/

35939794 8972661 image m 56 1605958027846