LAJMI I FUNDIT:

Tolaj i drejtohet Zemajt: Tri pagat jubilare dhe tri pagat pas pensionimit u takojnë punëtorëve shëndetësorë

Tolaj i drejtohet Zemajt: Tri pagat jubilare dhe tri pagat pas pensionimit u takojnë punëtorëve shëndetësorë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka ngritur shqetësimin e tij për mospagimin e tri pagave jubilare dhe tri pagat pas pensionimit të punëtorëve shëndetësorë.

Tolaj e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, se a është paraparë buxhet shtesë, që parashihet edhe sipas kontratës kolektive, për këtë qëllim.


“Pagat jubilare. Tri pagat jubilare. Tri pagat pas pensionimit të punëtoreve shëndetësorë. A keni pa mjete shtesë që i parasheh kontrata kolektive e shëndetësisë. Të gjithë punëtorët shëndetësorë që i plotësojnë kriteret që njihen nëpërmes kontratës kolektive sektoriale shëndetësore, janë të detyruar aktualisht që nëpërmjet gjyqit ta realizojnë këtë të drejtë. Kështu po krijohen shpenzime në vlerë të kamatës 8%”, ka thënë Tolaj.

Në përgjigjen e tij, ministri Zemaj tha se është i njohur me këtë problematikë.

Ai ka sqaruar se ka pasur mungesë të buxhetit për këtë qëllim për vite me radhë.

Me rishikimin e buxhetit që pritet të bëhet së shpejti, ai ka thënë se ka kërkuar buxhet shtesë nga Ministria e Financave prej 11 milionë eurosh. Këtë problematikë, ka thënë ai, e ka diskutuar edhe me departamentin ligjor të ministrisë që e udhëheqë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori