LAJMI I FUNDIT:

Tokë, ajër dhe det: Rusia nis stërvitjet, të papara në historinë e ushtrisë së saj

Tokë, ajër dhe det: Rusia nis stërvitjet, të papara në historinë e ushtrisë së saj

Rusia ka nisur stërvitje të paparë tokësore, ajrore dhe detare në Krimenë e aneksuar, një stërvitje trajnuese kjo e cila thuhet se përfshin mijëra trupa.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ky veprim është cilësuar si i rëndësishëm nga ushtria, duke shtuar se është hera e parë në historinë e ushtrisë ruse, që tri njësi të mëdha ajrore të jenë “të alarmuara në të njëjtën kohë”.


Komandanti në krye të stërvitjeve, Koloneli i Përgjithshëm Andrei Serdjukov, tha se stërvitja u shkaktua nga një “rritje e kërcënimit terrorist” në rajon.

Në stërvitje do të jenë më shumë se 2.500 paratrupa dhe 600 pjesë të pajisjeve të vendosura në gadishullin e kontestuar, e cila ishte nën kontrollin e qeverisë së Ukrainës, derisa Rusia e aneksoi në shkurt të vitit 2014.

Vendet perëndimore vazhdojnë të dënojnë aneksimin e Krimesë si një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar.

NATO, në të cilën organizatë Ukraina nuk është anëtare, ka ngritur alarmin për mos informim rreth stërvitjeve, duke e quajtur atë të paligjshme. /Telegrafi/