LAJMI I FUNDIT:

TOGG, vetura elektrike turke e cila me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkoj 500 kilometra

TOGG, vetura elektrike turke e cila me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkoj 500 kilometra

Testimi i prototipit të veturës së parë turke me motor elektrik – TOGG, është duke përparuar ashtu edhe siç ishte parashikuar.

Menaxhmenti i TOGG-ut, ka njoftuar se janë kryer testimet aerodinamike dhe ato aeroakustike, transmeton Telegrafi.


Vetura elektrike që mediat gjermane e kishin cilësuar si “konkurrente e Tesla dhe Volkswagen”, pritet që nga shiriti prodhues i fabrikës të del në fund të vitit të ardhshëm.

Prodhimi vjetor është planifikuar të jetë 175.000 njësi, e për të realizuar këtë do të duhej të angazhoheshin 4.300 punëtorë.

TOOG garanton që vetura me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkojë mbi 500 kilometra, dhe se mbushja e baterisë prej 80 për qind do të zgjatë vetëm gjysmë ore. /Telegrafi/