LAJMI I FUNDIT:

Togeri Agim Gashi jep raportin e fundit si zëdhënës i Policisë – pensionohet pas 40 vjetësh

Togeri Agim Gashi jep raportin e fundit si zëdhënës i Policisë – pensionohet pas 40 vjetësh

Në ditën kur mbushi 65 vjeç, Agim Gashi bëri edhe raportimin e fundit të tij si zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt. Në sallën që ishte mbushur me kolegë, familjarë dhe miq të tij, Gashi me emocione të shumta tha se gjendja në Ferizaj ka qenë stabile në 24 orët e fundit, dhe se ky ishte raportimi i fundit i tij si zëdhënës i Policisë para se të kalonte në pension.

Për togerin Gashi fjalë të mira patën edhe kolegët e tij, të cilët ndanë mirënjohje e disa dhurata për të.

Togeri Gashi i cili për 40 vite shërbeu në Policinë e Kosovës, deklaroi se ajo çfarë po përjeton është e papërshkrueshme.


“Për momentin jam tu ndi shumë mirë, është përjetim i papërshkrueshëm dhe më vjen mirë që jam tu e prit ketë pension me shëndet të mirë, me shokë të mirë, me përcjellje të mirë. Momente të mira ka pasur shumë por në përgjithësi nuk mundem me i dallu, qëllimi gjatë kësaj kohe ka qenë ndihma ndaj popullit, në raste të ndryshme, prandaj nuk mund t’i dallojë”, ka thënë ai për Telegrafin.

Gashi shtoi tutje se qëllimi dhe preokupimi i Policisë ka qenë që t’i shërbejë popullit pa marrë parasysh çfarë rasti është.

Duke folur për punën e tij në Policinë e Kosovës, Gashi tha se do t’i mungojë aktiviteti që ka pasur.

“Do të më mungojë aktiviteti, pasi që puna në Polici është dinamike në terren e me gazetarë. Prapë së prapë nuk do të mungojë aq shumë pasi që për 40 vjet kam shërbyer, dhe nuk do të ndahem nga kolegët dhe do t’i vizitojë më shpesh e do të kemi kontakte”, u shpreh ai.

Gashi gjatë intervistës për Telegrafin potencoi se gjatë kësaj kohe ka pasur përkrahjen e familjes, duke shtuar se pa përkrahjen e familjes ky profesion është i vështirë.

“Falënderoj familjen që më ka përkrahë, dhe në këtë aspekt nuk kemi pasur probleme, pa një familje të shëndoshë ky profesion është i vështirë”, potencoi ai.

Ndërkaq, drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Basri Shabani tha se Gashi ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm të lartë.

“Agim Gashi punën në Policinë e Kosovës e ka nisur në viti në vitin 1981, ku ka vazhduar deri në vitin 1990 kur është larguar nga puna nga pushteti i atëhershëm dhe masat e dhunshme të asaj kohe. Sikur pjesa dërrmuese e policëve shqiptar të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me shtypjen dhe regjimin e asaj kohe që i bënin popullit shqiptar, për këtë Agimi u përndjek dhe u dënua me 1 vit e gjysmë burgim, pas çlirimit në vitin 2002 Agimi filloi punën si polici i Policisë së Kosovës, ku shërbeu me përkushtim e profesionalizëm të lartë”, ka thënë Shabani.

Pas përfundimit të ceremonisë së pensionimit, kolegët e Gashit e përcjellën atë  me veturë zyrtare në shtëpinë e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori