LAJMI I FUNDIT:

Todor Petrov kërkon shpërbërjen e Kuvendit

Todor Petrov kërkon shpërbërjen e Kuvendit

Shpërbërje të Kuvendit dhe zgjedhjet të parakohshme parlamentare ka kërkuara sot kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov.

Petrov e bëri kërkesën publikisht, nga mbledhja e mërgimtarëve maqedonas në fshatin Trnovo. Sipas tij, është zgjidhja e vetme për problemet socio-politike të vendit.


“Nevojitet ndryshim sistematik, një palë e tretë e fortë maqedonase është e nevojshme për të balancuar marrëdhëniet midis Kuvendit dhe Qeverisë. Ne bëjmë thirrje për pajtim dhe bashkim gjithë maqedonas sepse uniteti është forca për mbijetesën e kombit. Ne kërkojmë shpërbërjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja parlamentare”, tha Petrov.

Lideri i Kongresit Botëror Maqedonas hodhi poshtë dhe dënoi publikisht marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare me Bullgarinë dhe Greqinë dhe urdhëroi që të ndërpritet puna, siç tha, komisioneve me Athinën dhe Sofjen./Telegrafi/