LAJMI I FUNDIT:

Tkurrja e kursimeve në Trust, sa janë të sigurta kursimet pensionale?

Tkurrja e kursimeve në Trust, sa janë të sigurta kursimet pensionale?

Të gjithë kontribuuesit në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti), në fund të vitit 2018 kanë pasur humbje në kursimet e tyre për pleqëri. Trusti që nga themelimi menaxhon me kontributet e 631.7 mijë kosovarëve në shumë prej 1.79 miliard euro, ku shumica prej tyre janë të investuara në tregjet ndërkombëtare, gjatë vitit të kaluar kanë humbur 84.7 milionë euro.

Për këto humbje qytetarë të shumë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në rrjetet sociale duke treguar për tkurrjet që kanë pasur në kursimet e tyre për pleqëri.


E, humbjet nga investimet e Trustit kaq të mëdha, sipas njohësve të ekonomisë kanë ndodhur për shkak të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare.

Eksperti i ekonomisë dhe ish-anëtari i Bordit të Trustit, Flamur Keqa, ka thënë për Telegrafin se humbjet më të mëdha kanë pasur ata që kanë dal në pension më 2018.

“Pasojat e humbjes/zhvleftësimit të kontributeve pensionale i kanë përjetuar direkt pensionistet të cilët kanë dal në pension gjatë periudhës së vitit 2018 kur ka ra vlera e njësisë së mjeteve deri në 5.3 për qind dhe ata në llogaritë e tyre kanë pasur me pak mjete krahasuar në fund-vitin e 2018 dhe kjo kategori realisht është dëmtuar”, tha Keqa.

Investimet e Trustit, sipas tij, varen nga performanca e tregjeve ndërkombëtare.

“Kur flasim për kategoritë e tjera të pensionistëve të cilët do të pensionohen në perspektivë mund të themi se ka pasur zhvleftësim të investimeve të tyre individuale dhe ky zhvleftësim apo revalorizim i mjeteve të tyre prapë do të varet nga performanca e tregjeve ndërkombëtare financiare si dhe performanca e vetë Trustit. Pjesa më e madhe e mjeteve janë rikuperuar gjatë dy muajve të vitit 2019”, tha ai.

Humbjet e Trustit për vitin 2018 më të larta që nga kriza ekonomike botërore 2008-2009
Lexo po ashtu Humbjet e Trustit për vitin 2018 më të larta që nga kriza ekonomike botërore 2008-2009

Sipas ish-anëtarit të Bordit të Trustit, Flamur Keqa, duhet të krijohet një mekanizëm ligjor, që garanton pjesën vlerës nominale të investuar.

“Sa i përket rrezikimit të mjeteve të Trustit ato gjithnjë i nënshtrohen rreziqeve dhe është e pamundur të operojnë pa rreziqe, mirëpo këto rreziqe mund të menaxhohen apo amortizohen gjë që ndikon në fitim. E keqja më e madhe për kontribuuesit pensional është se këto mjete të menaxhuara nga Trusti nuk janë të garantuara dhe se pensionistët mund të pësojnë humbje pa fajin e tyre. Kontribuuesit as nuk pyeten kur ju merren mjetet e as kur merren vendime për investim. Prandaj, duhet të krijohet një mekanizëm ligjor që garanton së paku vlerën nominale të kontributeve pensionale të akumuluara me dekada nga djersa e punëtorëve”, tha Keqa.

Kurse, në Trust humbjet e ndodhura gjatë periudhës së fundit të vitit 2018, janë munduar t’i arsyetojnë me përformancën pozitive në nëntë vitet para vitit 2018.

Nga humbjet e Trustit janë prekur të gjitha llogaritë e kursimeve pensionale (Video)
Lexo po ashtu Nga humbjet e Trustit janë prekur të gjitha llogaritë e kursimeve pensionale (Video)

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi, ka thënë për Telegrafin se humbjet kanë qenë momentale.

Por sipas tij, përformanca nuk është se në çdo vit dhe në çdo kohë përformanca të jetë pozitive.

“Ajo që ka ndodhur, e kemi sqaruar, ka ndodhur negative, nëntë vite përpara ka qenë pozitive, viti që ka filluar është pozitiv. Kjo është një prerje e momentit që është shfaqur negative, ata kanë të drejtë të ankohen në kuptimin të thonë pakënaqësinë e tyre, por ky është realiteti, askush nuk e ka të garantuar që çdo vit, në të gjithë kohën do të jetë pozitiv”, tha Demi.

Por pavarësisht humbjeve, performanca e mjeteve të investuara nga Trusti jashtë vendit për muajt janar-shkurt 2019 ka qenë pozitive. Edhe pse ky kthim nga investimet nuk i ka rikuperuar në tërësi humbjet e kosovarëve për pleqëri gjatë vitit të kaluar.

Për dy muaj Trusti 90 milionë euro kthim nga investimet
Lexo po ashtu Për dy muaj Trusti 90 milionë euro kthim nga investimet

“Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës njofton se për periudhën janar-shkurt 2019 kthimi bruto nga investimet ka shkuar në rreth +90 milionë euro, ose një rritje e çmimit të aksionit prej +5.1%”, kishte njoftuar Trusti. /Telegrafi/