LAJMI I FUNDIT:

Tiroiditi Hashimoto – shkaqet dhe këshillat mjekësore nga Dr. Agron Spahija

Tiroiditi Hashimoto – shkaqet dhe këshillat mjekësore nga Dr. Agron Spahija

Një nga shkaqet më të shpeshta të hipotirozës, Tiroiditi Hashimoto, është në fokus të këshillave mjekësore nga endokrinologun Agron Spahija. Kjo sëmundje autoimune e gjendjes tiroide shkaktohet nga një përgjigje e çrregulluar imunologjike, ku sistemi imunitar shpall një luftë kundër gjëndrës tiroide, shkakton dëmtime kronike dhe ndryshime fibrotike.

Dr. Spahija shpjegoi se predispozita gjenetike është një faktor kyç në shpërthimin e kësaj sëmundjeje, megjithatë, stresi dhe infeksionet virale gjithashtu mund të kontribuojnë. Femrat janë shpesh viktimat kryesore, dhe mosha më e prekur është ajo mes tridhjetë dhe pesëdhjetë vjeçare.

“Tiroiditi Hashimoto është sëmundje autoimune e gjendjes tiroide dhe njëri ndër shkaktarët më të shpeshtë të hipotirozës.   Zhvillohet si rezultat i një përgjigjeje të çrregulluar imunologjike të organizmit, me ç’rast sistemi imunitar i organizmit krijon antitrupa kundër gjëndrës tiroide të cilat nxisin një reaksion kronik inflamator ose një pezmatim kronik të tiroidesë me pasojë dëmtimin e indit funksional dhe zëvendësimin e tij me ind fibrotik.  Se çka e nxit një reaksion të tillë autoimun, nuk është krejtësisht e qartë. Supozohet të jetë nga stresi, infeksionet virale, por para së gjithash predispozita gjenetike është shumë e rëndësishme”, thekson ai.

Në fazën fillestare, shumë pacientë janë pa simptoma, por me kalimin e kohës, simptomat e hipotirozës filluan të shfaqen.  Sipas endokrinologut Spahija lodhja, shtimi në peshë, ndryshimet e cikleve menstruale dhe probleme të tjera janë disa nga shenjat që mund të paraqiten. Diagnoza përmes analizave laboratorike është e rëndësishme për identifikimin dhe trajtimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

“Me zhvillimin e hipotirozës, mjekimi shkon përmes hormoneve të tiroidesë, pra është mjekim zëvendësues.  Pacienti i trajtohet me tableta të Levotiroksinës, të cilat i merr në mëngjes gjysmë ore para ushqimit. Doza e këtyre tabletave rregullohet në bazë të analizave laboratorike, të cilat i kërkohen pacientit në kontrollet e rregullta tek endokrinologu”, tregon Spahija duke shtuar se terapia është e sigurt edhe për shtatzënat dhe gjidhënëset.

Tutje ai sqaron se suplementet, veçanërisht Seleni, kanë një rol kyç në mbështetjen e funksionit të tiroidesë. Seleni ndihmon në ruajtjen e integritetit funksional të tiroidesë dhe përmirëson funksionin e saj. Në disa raste, operacioni mund të jetë i nevojshëm, veçanërisht kur gjëndra tiroide është e rritur dhe shkakton shtypje në strukturat përreth, ose kur ka shenja të mundshme të kancerit në analizat citologjike.

Dr. Spahija theksoi se pas operacionit, terapia me Levotiroksinë vazhdon për gjithë jetën. Ky trajtim i kujdesshëm dhe i personalizuar, siç shpjegoi endokrinologu, ndihmon në menaxhimin e kësaj sëmundjeje kronike dhe në mbajtjen e një jetese normale për pacientët.

Për më shumë informacione kontaktoni:

Email: info@elita-plus.com

Tel: +383 44 204 240 /  +383 45 204 240 / +383 49 204 240

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori