Sipas të dhënave të INSTAT, qarqet e Tiranës, Fierit dhe Kukësit ofrojnë pagën më të lartë mesatare për një të punësuar në raport me qarqet e tjera gjatë vitit 2018.
Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2018 është 50,589 lekë, qarku Tiranë ka pagën mesatare mujore më të lartë apo 57,533 lekë, ndërsa qarqet Lezhë dhe Shkodër kanë pagën më të ulët, afërsisht 39 mijë lekë.
Harta e pagave sipas rajoneve tregon se qarqet që kanë të zhvilluar industrinë fason dhe shërbimet kanë një nivel më të ulët të pagës mesatare për të punësuar, siç është rasti i qyteteve të Shkodrës dhe Korçës. Ndërsa, qytetet që shfrytëzojnë burimet natyrore të tilla si Kukësi që e ka të bazuar punësimit kryesisht në administratë dhe miniera ka një nivel page mestarë më të lartë.
Pagat e larta në qarkun e Kukësit vijnë në paradoks me të ardhura për frymë, të cilat nga më të ultat në shkallë vendi, por kjo ndodh për faktin se ka ende një papunësi shumë të lartë.
Krahasuar me mesataren mujore në nivel kombëtar, qarku Tiranë ka pagën mesatare mujore më të lartë me 13.72 për qind, ndërsa qarku Shkodër ka pagën më të ulët me 22.06 për qind.
Të dhënat tregojnë se bashkitë, të cilat kanë të zhvilluar punësimin ne sektorin e industrisë nxjerrëse kanë vlerën e pagës mesatare mujore shumë afër vlerës së asaj në nivel kombëtar.
Krahasuar me vitin 2017, paga mesatare mujore bruto gjatë vitit 2018 shfaq një tendencë rritjeje me 3.3 për qind. Qarku Durrës ka rritjen më të madhe të pagave me 5 për qind, ndërsa qarku i Kukës ka rritjen më të vogël me 1.6 për qind në vitin 2018.
Studimet mbi pagën mesatare mujore bruto tregojnë se përqindjen më të madhe të ndryshimit e kishte sektori i argëtimit dhe çlodhjes me 16.85 për qind, ndërsa kjo përqindje në sektorin e aktiviteteve të pasurive të paluajtshme u ul me 2.13 për qind.
Të dhënat tregojnë se qarqet që kanë të zhvilluar turizmin kanë ofruar paga më të larta vitin e kaluar. Qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Beratit ofruan rritjen më të madhe të pagës vitin e kaluar në raport më të tjerat. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët