LAJMI I FUNDIT:

Tirana kaotike në objektivin e Jonas von Lenthes

Tirana kaotike në objektivin e Jonas von Lenthes

Qendrat e mëdha të banimit të periudhës post-socialiste në Tiranë, sillen ndryshe nëpërmjet aparatit të fotografit gjerman Jonas von Lenthe.

Së bashku me Simon Battistin dhe Ledian Bregasin, më 18 shtator prezanton librin e tij të fundit “Repsonding to Particular Needs at a Precise Moment”, tek Libraria “28 Nëntori” në Tiranë, ku hedh vështrimin e tij mbi arkitekturën e kryeqytetit shqiptar.


Ai fotografon qendra të mëdha banimi të periudhës post-socialiste, të cilat banorët i kanë përvetësuar nëpërmjet zgjerimit të ballkoneve dhe ndryshimeve të fasadave, si dhe ndërtesat e reja të cilat nuk duket se orientohen nga paradigma e planifikimit kombëtar.

Fotot e tij plotësohen dhe kontekstualizohen nga materiale fotografike të arkivit nga vitet 1950 dhe 1960.