LAJMI I FUNDIT:

Tirana Film Commission

Tirana Film Commission

Në Tiranë do të hapet “Tirana Film Commission”,një iniciativë kjo e mbështetur nga Bashkia së Tiranës. Kjo qendër ka qëllimin kryesor promovimin e qytetit si një sheshxhirim i përshtatshëm dhe atraktiv për prodhimin e filmave, serialeve televizive etj.

Tirana Film Commission do të ofrojë për produksionet e huaja: mbështetje financiare, asistencë për gjetjen e lokacioneve në Tiranë; asistencë gjatë xhirimeve dhe gjetjen e shërbimeve lokale; autorizimin e leje xhirimeve në Bashkinë e Tiranës;


Tirana Film Commission pritej të lancohej në maj gjatë Festivalit të Kanës, por u shty për arsye se festivali nuk u mbajt.