LAJMI I FUNDIT:

Tingulli mbresëlënës që nuk është dëgjuar te asnjë C8 Corvette deri më tani

Tingulli mbresëlënës që nuk është dëgjuar te asnjë C8 Corvette deri më tani

Sistemi i ri për nxjerrjen e gazrave, ka bërë që kjo makinë të lëshojë tingull shumë mbresëlënës

Blerësit që kanë arritur ta sigurojnë një Chevrolet Corvette C8 të ri, kanë nisur të kërkojnë për përditësimet atraktive që po i ofrojnë punëtoritë e ndryshme, transmeton Telegrafi.


Në mesin e tyre, është edhe Fabspeed, që e ka krijuar një sistem të ri për nxjerrjen e gazrave, që kësaj makine ia ka ndryshuar në tërësi tingullin që e lëshon.

Madje, mund të thuhet, se tingull më mbresëlënës, nuk është dëgjuar deri më tani, të del nga ndonjë C8 Corvette. Kjo për shkak se i janë hequr nëntë kilogram, nga pesha e përgjithshme prej 25 kilogramëve.

I gjithë sistemi është ndërtuar nga metali që nuk ndryshket, ndërsa përbëhet nga valvula që aktivizohen në mënyrë elektronike, ngjashëm sikur te versioni i fabrikuar, duke mundësuar që të ndryshohet karakteri dhe niveli i tingullit varësisht nga dëshira.

Kur valvulat janë të hapura, gazrat lirohet në masë të madhe dhe lëshojnë zhurmë të konsiderueshme, por kur ato mbyllen atëherë tingulli fillon të behet sa më i fuqishëm dhe më i mbytur në të njëjtën kohë.

Varësisht nga dëshira, mund të kërkohet që ky sistem të ketë përfundime me metal të shkëlqyer, mat apo me fibra karboni. /Telegrafi/