Match Group është duke u përgatitur për të lansuar një version ‘lite’ të aplikacionit Tinder për vendet ku ka internet më të kufizuar në shpejtësi, sipas CEO, Mandy Ginsberg.
Derisa nuk është caktuar një datë specifike për lansimin e aplikacionit, Ginsberg tha se do të fillonte së shpejti. Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Facebook tha se po lansonte produktin e tyre të takimeve romantike, në disa vende në zhvillim.
Duke folur për investitorët, Ginsberg shpjegoi pse ajo mendon se koha është tani për të nisur Tinder Lite:
“Tinder Lite do të jetë një aplikacion më i vogël për shkarkim. Kjo do të kërkojë më pak hapësirë në telefonin tuaj, duke e bërë Tinder më efektiv, madje edhe në zona më të largëta. Dhe mbani në mend, këto janë rajone ku përdorimi i të dhënave ende vjen me një çmim”.
Futja e Tinder Lite vazhdon në linjë me lansimin e produkteve Lite nga kompani të tjera të teknologjisë që duan të zgjerojnë shtrirjen e tyre në vendet në zhvillim.
Shërbimet si Facebook Lite dhe YouTube Go kanë tendencë të jenë më të vogla në përmasa dhe të shkojnë pak më lehtë në konsumin e të dhënave duke lënë mënjanë disa veçori që nuk konsiderohen absolutisht të nevojshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?
Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim
Implanti i parë njerëzor i Neuralink ka filluar të shkëputet nga truri i pacientit
Nokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”
Google lanson 'emoji-t' në platformën Meet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë