Timothee Chalamet shkruan histori në nominimet për Oscars

Timothée Chalamet po feston një arritje të madhe në karrierën e tij pas marrjes së një nominimi historik për çmimet Oscars.
Të enjten në mëngjes, Chalamet, 30 vjeç, mori nominimin e tij të tretë për kategorinë Aktori më i Mirë për rolin në filmin Marty Supreme, i cili u bë një nga pretendentët kryesorë për çmime, me gjithsej nëntë nominime.
Pak pas shpalljes së nominimeve, aktori ripostoi mbulimin mediatik të lajmit në Instagram, duke e shoqëruar thjesht me titullin: “ËNDËRR E MADHE!”.

Ai e vazhdoi me një postim tjetër ku inkurajonte fansat të “ëndërrojnë shumë”, ndërsa ndante posterin e filmit dhe kujtonte audiencën se Marty Supreme do të shfaqet në kinema IMAX më 30 janar.
Me këtë nominim, Chalamet u bë aktori më i ri që merr tre nominime për kategorinë Aktori më i Mirë që nga Marlon Brando në vitet 50’.
Ai u nominua për herë të parë në 2018 për filmin Call Me By Your Name dhe më pas në 2025 për portretizimin e Bob Dylan në A Complete Unknown.
Vitën e kaluar, ai humbi Oscar-in nga Adrien Brody për filmin The Brutalist. Chalamet ka folur më parë hapur për dhimbjen që sjell humbja gjatë sezonit të çmimeve.































































