Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se liderët që thonë se nuk do ta heqin taksën po gënjejnë dhe se nuk është mirë të mashtrohet elektorati.

Pacolli: Ushtrisë ia kemi ndryshuar vetëm emrin – gënjejnë ata që thonë se taksa nuk do të hiqet Pacolli: Ushtrisë ia kemi ndryshuar vetëm emrin – gënjejnë ata që thonë se taksa nuk do të hiqet

Kadrijaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se këto janë tema të kryera dhe se sipas saj edhe shumë tjera do kryhen, por Pacolli nuk do të jet më.

“Po e dëgjoj Bexhetin se taksa ndaj Serbisë do të hiqet, se ushtria është mashtrim etj. Bexhet po ta rikujtojë se këto janë tema të kryera tashmë edhe shumë tjera do kryhen, por ti nuk do jesh më. Ke mbetë me një deputet”, ka shkruar Kadrijaj./Telegrafi/