LAJMI I FUNDIT:

Timber Citroen 2CV shitet për mbi 210 euro, vendos rekord të ri për modelin në fjalë

Timber Citroen 2CV shitet për mbi 210 euro, vendos rekord të ri për modelin në fjalë

Citroeni ikonë 2CV i ndan ata të cilët kanë opinion të ndryshëm – ose e duan këtë model, ose e urrejnë atë.

Në një ankand Rouillac në qytetin Tours të Francës javën e kaluar, pronari francez i muzeut Jean-Paul Favand shpenzoi 210,800 € – përfshirë tarifat e ankandit – për këtë Timber 2CV.

E konvertuar në valutën australiane, kjo është pothuajse 340,000 dollarë – afërsisht e njëjta shumë që do të kushtonte për të blerë një Porsche 911 Carrera S të re, shkruan Drive, transmeton Telegrafi.

Cmimi final raportohet të jetë 40 mijë dollarë (64,350 dollarë australian), më shumë se rekordi i mëparshëm i çmimit për një Citroen 2CV, megjithëse kuptohet se mbajtësi më i fundit i rekordit ishte një ekzemplar më konvencional.

Sipas listës së ankandit, puna në 2CV-shin prej druri filloi në vitin 2011 duke përdorur shasinë e një Dyane dhe motorin 602cc nga një 3CV, veturë kjo e cila ishte një edicion special vetëm për tregun në Argjentinë.

Krijuesi i këtij versioni të veturës, Michel Robillard, shpenzoi afërsisht 5,000 orë në ndërtimin e saj, duke përdorur një përzierje të pemëve të qershisë, dardhës dhe mollës për të krijuar një trup dhe brendësi prej druri.

Deri më sot, variantet e thjeshta dhe në versionin e furgonave të modelit 2CV mbeten si versioni më i shitur i Citroen, me më shumë se 5 milionë ekzemplar të shitur gjatë prodhimit të tij me një kohëzgjatje prej 32 vitesh. /Telegrafi/

Timber Citroen 2CV sells for almost $340,000, sets new model record