Pronari i TikTok ByteDance tha të sot se do të shpërndante shpërblime parash për punonjësit që ti ndihmojnë ata për të “kapërcyer sfidat e paraqitura nga pandemia e COVID-19 dhe ndryshimi i mjedisit”.

Punonjësit me kohë të plotë që kanë punuar për 26 ose më shumë ditë pune midis korrikut deri në gusht do të marrin një bonus me vlerë gjysmën e pagës bazë të gushtit, sipas një letre nga ByteDance për punonjësit e saj, letër që u pa nga Reuters.

“Faleminderit për punën dhe përkushtimin tënd”, thuhet në letër. ByteDance ka thënë se ka mbi 60,000 punonjës në të gjithë botën, transmeton Telegrafi.

Bonusi mund të shkojë në qindra miliona juanë, bazuar në reklamat e punësimit të ByteDance dhe burimet e kompanisë.

ByteDance konfirmoi letrën, por nuk dha detaje.

ByteDance është vënë në vëzhgim global mes shqetësimeve rreth mbledhjes së të dhënave personale nga TikTok dhe censurimit të përmbajtjes politike. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të ndalojnë aplikacionin e shkurtër për video nëse ByteDance nuk shet operacionet amerikane të aplikacionit mes tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit.

ByteDance ka thënë se qeveria kineze nuk ka ndonjë juridiksion mbi përmbajtjen e TikTok.

TikTok gjithashtu është përballur me sfida në Indi, ku ishte mes dhjetëra aplikacioneve kineze të ndaluara në qershor pas një përplasje kufiri midis vendeve. /Telegrafi/