TikTok është kthyer në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka shtyer ndalimin e aplikacionit në pronësi kineze dhe siguroi gjigantët e teknologjisë se nuk do të gjobiten për lejimin e shkarkimit të tij.
Aplikacioni popullor i përdorur nga pothuajse gjysma e të gjithë amerikanëve, u ndalua për pak kohë muajin e kaluar, përpara se një ligj të hynte në fuqi më 19 janar që kërkonte që pronari i tij kinez ByteDance ose ta shesë atë për arsye të sigurisë kombëtare ose të përballet me një ndalim.
Të nesërmen, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkonte të vonojë zbatimin e ndalimit me 75 ditë, duke lejuar TikTok të vazhdojë përkohësisht operacionet e tij në SHBA.
Megjithëse TikTok rifilloi shërbimin pas garancive të Trumpit, Google e hoqi atë nga Play Store dhe Apple nga App Store, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Por, TikTok, aplikacioni i dytë më i shkarkuar në SHBA vitin e kaluar, së fundmi ka njoftuar se tashmë është i disponueshëm përsëri për shkarkim.
Bëhet e ditur se vonesa mund të ishte për shkak se Google dhe Apple po prisnin garanci se nuk do të ndiqeshin penalisht për shpërndarjen e aplikacionit.
Ndërsa direktiva e Trumpit thoshte se kompanitë nuk do të përballeshin me ndëshkime për mbajtjen dhe funksionimin e aplikacionit.
Raportohet se TikTok pati më shumë se 52 milionë shkarkime në vitin 2024, sipas Sensor Tower.
Rreth 52% e shkarkimeve totale të tij ishin nga App Store i Apple, ndërsa 48% ishin nga Google Play.
Ndryshe, ligji që kërkon që ByteDance të shesë asetet e TikTok në SHBA ose përfundimisht të përballet me një ndalim, u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm Joe Biden në prill të vitit të kaluar, i shkaktuar nga shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe frika se Kina mund të përdorë aplikacionin e ndarjes së videove për të spiunuar përdoruesit amerikanë.
SHBA nuk ka ndaluar kurrë një platformë të madhe dhe ligji që miratoi vitin e kaluar i jep qeverisë autoritet gjithëpërfshirës për të ndaluar ose kërkuar shitjen e aplikacioneve të tjera në pronësi kineze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FBI paralajmëron: Mos përdorni këto faqe - po vjedhin të dhënat

A e shfrytëzoni shumë ChatGPT - këto mund të jenë pasojat negative të përdorimit të tepruar të tij
Samsung përfundon mbështetjen e përditësimit të softuerit për Galaxy A10, A20, A40
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?
5 aplikacionet më të sigurta për mesazhe dhe biseda sekrete (Viber nuk është në listë)
Google TV me procesorët e ARM

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata