LAJMI I FUNDIT:

TikTok është duke u kthyer ngadalë në një platformë që shfrytëzohet për njoftime dhe takime

TikTok është duke u kthyer ngadalë në një platformë që shfrytëzohet për njoftime dhe takime

Në fakt, të gjitha aplikacionet shfrytëzohet prej përdoruesve që të njohin njerëz të rinj, me të cilët mund të dalin më pas në takim.

Twitteri dhe Instagrami përdoren vazhdimisht për këto arsye, derisa Facebook është duke e zhvilluar një sistem të veçantë vetëm për këtë praktikë, transmeton Telegrafi.


Me rritjen e madhe të TikTok, përdoruesit kanë filluar që ta shfrytëzojnë edhe për njoftime dhe takime, pasi është shumë e lehtë të gjendet se çfarë iu pëlqen si dhe të bien në kontakt.

Përdoruesit, shfaqin në TikTok videot e tyre të shkurtra, ndërsa shikuesit zgjedhin temat më të mira dhe të realizuara më së miri, që më pas të komunikojnë.

Të shkruarit e #DateMe, shfaqë listën me miliona përdorues, që kanë si interes të kenë një të dashur nëpërmjet kësaj platforme.

Ata që e shfrytëzojnë TikTok, e konsiderojnë si platformë të sigurtë dhe shumë të afërt, andaj nuk hezitojnë që nëpërmjet saj ta përdorin edhe për njoftime.

“Toks”, janë mundësitë më të mira, që iu japin shans përdoruesve, që të vendosin videot e tyre të preferuara, apo edhe të tregojnë vetën më së miri në fotografi, që të bien në sy të tjerëve.

“Jemi të kënaqur që platforma jonë, i inkurajon njerëzit të jenë vetja, qoftë kur e tregojnë anën e tyre komike apo një lidhje dashurie, apo të shfaqin atributet më të dashura, që do e bënin dikë një beqar shumë të dëshiruar”, thuhet në deklaratën e TikTik, në pyetjen lidhur me kthimin e kësaj platforme në mundësi për njoftime.

Mirëpo, kjo e ka edhe anën e keqe, sepse përdoruesit më të mëdhenj në TikTok janë personat nga 13 deri në 17-vjeçarë, duke iu lënë mundësi shumë të madhe keqbërësve, që të bien në kontakt me këta të rinj, derisa rreziku më i madh janë vajzat e mitura. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori