Një investim i ri prej tre miliardë dollarësh nga SoftBank kurorëzoi Bytedance si biznesi i ri më i vlefshën në botë.

Sipas Bloomberg, Bytedance, i cili ka në pronësi aplikacionin video TikTok dhe aplikacionin e lajmeve Toutiao, u vlerësua me 75 miliardë dollarë duke kaluar Uber-in dhe është duke konsideruar daljen në bursë vitin e ardhshëm dhe që mund ta vlerësojë kompaninë me 120 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.

Për një biznes të ri me shumë prezencë në Kinë dhe pak ndërkombëtarisht, vlera prej 75 miliardë dollarësh padyshim po konsiderohet arritje e madhe.

TikTok, i cili u ble nga Musical.ly, u shkri në shërbimin Douyin të Bytedance. Vitin e kaluar Bytedance gjeneroi 2.5 miliardë dollarë të ardhura. /Telegrafi/