LAJMI I FUNDIT:

Tiguan-i i ri është vetura e vitit 2016 në segmentin 4X4!

Tiguan-i i ri është vetura e vitit 2016 në segmentin 4X4!

Lexuesit e “Auto Billd Allrad”, Magazina më e madhe në Europë për Off-road vetura, selekton Tiguan-in e ri si “All-Wheel Car of the Year. SUV i suksesshëm nga VOLKSWAGEN është shpërblyer nga kategoria e “Off-road vehicle and SUV up to 30,000 Euro”.

Prej kur është lëshuar në treg në vitin 2007, Tiguan ka fituar titullin “All-Wheel Car of the Year” për herë të pestë(V).

Për shumë vite, Tiguan ka qenë shtyllë e rëndësishme si produkt i VOLKSWAGEN. Prej 2007, më shumë se 2.8 milionë njësi janë shitur në më shumë se 170 tregje gjë qe e ka bërë këtë SUV më të suksesshmin në këtë kategori.

Me Tiguan të ri, Volkswagen tenton sërish të vazhdojë me tregimin e suksesshëm dhe atë duke përmirësuar karakteristikat e komforit dhe funksionit. Dizajni i ri tash më është më elegant dhe rrezaton fuqi dhe siguri.

Në të njëjtën kohë, interieri është më bujar krahasuar me modelin e kaluar dhe sistemet e informimit dhe displej-it janë zgjeruar me teknologjinë më bashkëkohore.

Tiguan i ri shkëlqen me tetë motorë të ri prej 115PS/85kW e më shumë se 240PS/176kW* – të gjitha më ekonomik dhe më të fuqishëm se modeli i kaluar – përfshirë katër standardet e motorëve të pajisur me “4Motion” All-wheel drive. Shumë sisteme të sigurisë dhe asistencave janë të përfshira në Tiguan.

Aty përfshihen “Fron Assist with City Emergency Braking”( Ndihmesë në qytet me frenim emergjent) me monitorim të integruar të hapësirës për këmbësorë, Ndihmesë për mbajtjen e shiritit, me mbrojtje pro-aktive të pasagjerëve; dhe me kapak motori me mbrojtje aktive të këmbësorëve dhe çiklistëve si pajisje standarde.
Shumë detaje minore të gjitha për të shërbyer një qëllim, për të bërë udhëtimin më të rehatshëm!

Prezantimi i kësaj veture për tregun e Kosovës do të bëhet me datën 14.05.2016 në orën 19:00 në AlbiMall, nga Porsche Kosova. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar