LAJMI I FUNDIT:

Tigri mbyt dhe e copëton punonjësin e kopshtit zoologjik, i cili ishte kujdesur për të qysh kur ishte i vogël (Video, +18)

Tigri mbyt dhe e copëton punonjësin e kopshtit zoologjik, i cili ishte kujdesur për të qysh kur ishte i vogël (Video, +18)

Punëtori i një kopshti zoologjik është mbytur nga një tigër, të cilin e kishte rritur qysh kur ishte i vogël.

Punonjësi i kopshti zoologjik i identifikuar vetëm si Wu, po qëndronte brenda kafazit vetëm me tigrin, ku për vite të tëra e kishte ushtruar, transmeton Telegrafi.


Befasisht tigri i vërsulet dhe e ngufat deri në vdekje, kanë njoftuar zyrtarët e qytetit kinez Fuzhoi në provincën Fujian. Wu që punonte për kopshtin zoologjik të qytetit, kishte rritur tigrin qysh kur ishte i vogël.

Pamjet rrëqethëse të filmuara nga dëshmitarët okularë, shfaqin tigrin duke qëndruar pranë trupit të pajetë të burrit brenda kafazit, derisa dikush dëgjohet duke bërtitur “telefononi policisë.

Një video tjetër e edituar nga mediat kineze për shkak të pamjeve të rënda, shfaqin tigrin duke e copëtuar burrin, derisa punonjësit tjerë mundohen ta shpërqendrojnë tigrin duke e goditur me një shkop.

Edhe pse arritën ta tërheqin viktimën nga kafazi ai ishte pa shenja jete, ndërsa me të mbërritur në vendin e ngjarjes mjekët konfirmuan vdekjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori