Ronald Gjoka, 19-vjeçar, vrapoi në fushë në minutën e 67-të për ta përqafuar idhullin e tij, dhe u arrestua nga policia lokale dhe më pas u burgos për hyrje pa leje dhe sjellje të padisiplinuar.

Gjoka kaloi natën në burg para se të lejohet të largohet një ditë më pas. Por ai thotë se momenti që ai përjetoi ia vlejti pavarësisht dënimit.


“Sinqerisht, gjëja e parë ishte të shikoja drejt, të gjej Cristianon dhe të mos shikoj prapa. Vetëm përpara”.

“Vendosa të bëj një rrëshqitje në gju vetëm për festë. Mendoj Ronaldo gjithmonë feston ashtu, andaj mendova se ai do të mendonte se kjo është argëtuese, dhe mendoj, ai më dha atë buzëqeshjen”, ka thënë Gjoka për Local10.

“Por pas kësaj, i dhashë atij një përqafim të madh, i thash se është një prej idhujve të mi më të mëdhenj, gjithmonë e kam përcjellë dhe i thash, ‘Të lutem Ronaldo, mos i lejo policët të më marrën’, dhe kur është momenti kur Ronaldo më dha një përqafim të madh”.

“Shfrytëzova mundësinë të bisedoj me Ronaldon. Ishte një mundësi unike dhe duhej ta shfrytëzoja. Ia vlejti arrestimi”, ka kujtuar shqiptari i cili jeton në SHBA. /Telegrafi/ 

 

video platformvideo managementvideo solutionsvideo player

telegrafi sport app