Tifozët e Man Utd po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së tmerrshme ndaj West Hamit

Tifozët e Manchester United kanë kërkuar që klubi të shesë një futbollist pas paraqitjes së tij kundër West Ham United.
Të shtunën, United dhe West Ham u përballën në stadiumin ‘MetLife’ në New York City.
Të dyja skuadrat, së bashku me Everton dhe Bournemouth, janë pjesë e turneut veror ‘Premier League Summer Series’ për këtë vit.
Kapiteni i ‘Djajve të Kuq’, Bruno Fernandes, shënoi dy herë për t’i siguruar fitoren 2-1 skuadrës së Ruben Amorim. Për West Ham shënoi Jarrod Bowen.
Megjithë fitoren, disa tifozë të United mbetën të pakënaqur me paraqitjen e Mason Mount, i cili zëvendësoi përforcimin e ri Matheus Cunha në minutën e 66-të.
Duke reaguar në rrjetet sociale, një tifoz shkroi: “Mason Mount është barrë për skuadrën, shiteni tani sa nuk është vonë”.
Një tjetër shtoi: “Më vjen keq, por Mason Mount është i tmerrshëm. Nuk mund të besoj që mban fanellën me numër 7”.
Ndërsa një tifoz tjetër u shpreh: “Fakti që ende është pjesë e skuadrës është turp. Kushdo që i dha fanellën me numër 7 duhet të punësohet dhe shkarkohet disa herë, është një nga vendimet më të këqija në historinë e klubit”.
Para se të bashkohej me Manchester United, Mount kishte bërë paraqitje mbresëlënëse me klubin e tij të fëmijërisë, Chelsea, duke shënuar 33 gola në 195 ndeshje.
Në verën e vitit 2023, ai u transferua nga Chelsea te United për një shumë prej 60 milionë eurosh.
Megjithatë, 26-vjeçari është penguar nga disa dëmtime, që kanë ndikuar në paraqitjet e tij dhe e kanë penguar të tregojë formën më të mirë./Telegrafi/





































