Tifozët e Chelseat kërkuan që Ashley Cole të luante kundër Real Madridit, pasi u shfaqën në ekran derisa po u jepte instruksione lojtarëve defanzivë të Bluve.

Skuadra londineze ka qenë në formë të tmerrshme këtë sezon dhe është në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve.


Klubi ka rikthyer Frank Lampard si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit, duke zëvendësuar Graham Potterin e shkarkuar.

Cole gjithashtu është rikthyer në klub për të stërvitur lojtarët. Dhe tifozët do të dëshironin që ai të ishte ende duke luajtur në vend të Marc Cucurellas, pasi e panë atë duke e stërvitur me pasion nënshkrimin e verës.

Një fans shkroi në Twitter: "E dua këtë intensitet dhe pasion nga Ashley Cole".

Një i dytë komentoi: "Pikërisht ajo që na duhej. Më shumë pasion i shfaqur nga Ash në këto pak minuta sesa i gjithë klubi në të gjithë sezonin".

Një i tretë tha: "Ky është lloji i lojtarit që i mungon Chelseat". /Telegrafi/

telegrafi sport app