LAJMI I FUNDIT:

A do t’i shndërrojë Apple, AirPods në aparate dëgjimi?

A do t’i shndërrojë Apple, AirPods në aparate dëgjimi?

Vitin e kaluar Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) krijoi një lloj të ri aparatesh dëgjimi që mund të bliheshin pa recetë dhe pa ekzaminim mjekësor.

Me sa duket, edhe Apple është e gatshme të hyjë në treg me një pajisje mjekësore të dobishme të quajtur AirPods Pro.


Sipas Mark Gurman, “lajmi i madh për aparatin e dëgjimit” nga Apple do të vjen krahas iOS 18, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Me sa duket këto kufje nuk do jenë perfekte, por do jenë një ndihmë e madhe për ata pacientë që nuk kanë qasje në aparatet profesionale të dëgjimit.

Gjithashtu, AirPods mund t’i bëjnë ata të ndihen më mirë.

Kjo pasi shumë persona nuk e vendosin aparatin e dëgjimit shkaku që nuk ndjehen rehat ose iu duket vetja shumë i/e moshuar.

Kjo nuk është hera e parë që Gurman shkruan për përdorimin e Apple AirPods si aparat dëgjimi.

Gati një vit më parë ai tha se nuk do të habitej nëse gjiganti teknologjik do t’i kthente kufjet në një aparat dëgjimi të miratuar nga FDA. Miliona njerëz do mund të ndihmoheshin me këtë produkt.

Por, me sa duket AirPods Pro mund të jenë edhe më shumë sesa një aparat dëgjimi. Në vitin 2016 Apple mori leje për zhvillimin e një sistemi që do t’i lejonte kompanisë të mblidhte të dhëna si rrahjet e zemrës, temperatura, dhe djersitja. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Kalo në kategori