LAJMI I FUNDIT:

Thuhet se Alfa Romeo planifikon lansimin e një SUV-je të madhe elektrike për vitin 2028

Thuhet se Alfa Romeo planifikon lansimin e një SUV-je të madhe elektrike për vitin 2028

Alfa Romeo planifikon që para përfundimit të kësaj dekade të ndërtojë një SUV të madh elektrik, e që do ta ketë madhësinë e njëjtë me atë të BMW iX. Të paktën kështu raportoi revista britanike e makinave Auto Express pas një interviste me drejtorin ekzekutiv të Alfa, Jean-Philippe Imparato.

Imparato i tha revistës britanike të makinave se diku në vitin 2027, marka do të prezantojë një sedan elektrik që është i përshtatshëm për Amerikën e Veriut. Do të jetë në të njëjtën kategori përmasash si seritë Audi A6 dhe BMW 5, kështu që do të jetë më i madh se vetura elektrike në ardhje Giulia 2025.


Pas debutimit të sedanit të madh, Imparato përmendi prezantimin e një “modeli të ndërtuar në 2028”. Auto Express beson se ky do të jetë një SUV i madh elektrik që do të jetë modeli kryesor i Alfa-s, gjë që ka kuptim duke pasur parasysh se kompania ka diskutuar më parë ndërtimin e SUV-ve më të mëdhenj dhe më të vegjël për të rrethuar Stelvio-n aktual me madhësi kompakte. Deri më tani, kompania ka prezantuar vetëm hibridin plug-in “nënkompakt” Tonale, raporton caranddriver, transmeton Telegrafi.

Spekulimet janë se sedani më i madh elektrik dhe SUV do të bazohen në platformën STLA Large të Stellantis Group. Është i njëjti që do të mbështesë veturën elektrike Giulia, duke ofruar një arkitekturë elektrike 800 volt me aftësinë e karikimit të shpejtë.

Lidhur me sedanin më të madh në ardhje, Imparato i tha Auto Express-it se do të jetë në gjendje të rikarikojë 80 për qind të baterisë së saj në vetëm 18 minuta dhe do të synojë të ketë një rreze të distancës së vozitjes për mbi 643 kilometra (400 milje). Ai gjithashtu tha se metoda e dizajnit të Alfa është vendosur të përdoret deri në vitin 2027, dhe kjo i bie që se kjo përfshin kornizën kohore për sedanin, por jo edhe për SUV-në.

Ndërsa artikulli i Auto Express përfshin një përshkrim të asaj që mendon se mund të duket modeli kryesor i Alfa-s, me gjasë do të duhet të presim pak kohë derisa të marrim një paraqitje zyrtare të modelit me “trupmadh”. Tani për tani, do të na duhet vetëm të përdorim atë që dimë për estetikën aktuale të prodhuesit italian të veturave për të ushqyer imagjinatën tonë. /Telegrafi/