John Legend, Kim Kardashian dhe të famshëm të tjerë janë duke përdorur platforma të ndryshme për të nderuar Breonna Taylor.

Breonnna, është një tjetër vajzë me ngjyrë që u qëllua për vdekje nga një polic në mars të këtij viti, shkruan Daily Mail.


Krijuesi i hitit “All Of Me” ka krijuar një fushatë me moton “Thuaj emrin e saj”, teksa mbështet dhe kërkon drejtësi për 27-vjeçaren.

29270188 0 image m 104 1591374442563 1

Taylor ishte një infermiere, e cila ndërroi jetë në shtëpinë e saj, pasi policët e Louisville hynë në ndërtesën e saj në vend të të kërkuarit për lëndë narkotike.

Sipas të dhënave nga Daily Mail, asnjë nga policët që kryen krimin nuk janë arrestuar.

29271066 8392789 image a 107 1591374791410

Të gjitha këto reagime për të vijnë pas vdekjes së paprecedentë të afro-amerikanit George Floyd, i cili u vra po ashtu nga polic. /Telegrafi/