LAJMI I FUNDIT:

Thirrje për “trajnimin që garanton punësim”

Thirrje për “trajnimin që garanton punësim”

Rrjeti i Shitësve me Pakicë pas suksesit në dy fazat e para në bashkëpunimin me National Retail Federation, sjell përseri në Kosovë programet e trajnimeve për të punësuarit në sektorin e tregtisë, konkretisht shitjes me pakicë.

Trajnimet kanë për qëllim avancimin e aftësive të menaxherëve mbi shërbimin ndaj klientit dhe shitjen, dhe menaxhimin e biznesit të shitjes me pakicë.

Trajnimi u mundëson kandidatëve certifikim ndërkombëtar nga National Retail Federation si specialist në fushat e lartpërmendura.

Trajnimet e ofruara përmes Federatës Kombëtare të Shitjes me Pakicë (National Retail  Federation) përfaqësojnë programet më të mira në botë për aftësimin e shkathtësive të këtij  sektori.

Ato janë të punuara nga bizneset më të mëdha operuese të sektorit të shitjes me pakicë  në SHBA si Walmart, Macy’s, The Home Depot, Burlington Stores, BJs Wholesale Club dhe  Nordstrom, ndër të tjera. Ky trajnim, në Amerikë ju ka shërby më shumë se 400,000 kandidatëve.

Prandaj, ne ju ftojmë që të shfrytëzoni këtë mundësi për të rezervuar vendet për kolegët tuaj.

E preferueshme është që menaxheret të kenë njohuri të gjuhes angleze pasi që testimi në fund do të bëhet nga Federata Kombëtare e Shitjes me Pakicë (National Retail Federation).

Kosto e trajnimit për të dy modulet është vetëm 199 euro për person.

Projekti mbështetet nga Enhancing Youth Employment (EYE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i cili implementohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation dhe MDA.

Kjo fazë është dhe e fundit në kuadër të projektit me EYE dhe në të ardhmen Rrjeti i Shitësve me Pakicë do i ofrojë vetë këto trajnime në kushte të tjera.

Shfrytëzo mundësin TANI, APLIKO duke dërguar CV në: Trajnimet planifikohet të fillojnë nga data 19 deri më 30 prill nga ora 13:00-17:00./Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar