LAJMI I FUNDIT:

10,000€ për idenë më të mirë – aplikimet janë tani të hapura për ‘Sfida Teknologjike në Bujqësi’

10,000€ për idenë më të mirë – aplikimet janë tani të hapura për ‘Sfida Teknologjike në Bujqësi’

Fondacioni AgroDev Kosovo, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo, ka hapur   thirrjen për aplikime për iniciativën e re ‘Sfida Teknologjike në Bujqësi’. Ky konkurs ka për qëllim të gjejë zgjidhje inovative që do të kontribuojnë në avancimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor në vend. 

Entuziastët e teknologjisë, ndërmarrësit, dhe profesionistët e bujqësisë ftohen të ndajnë idetë dhe zgjidhjet e tyre inovative për një mundësi të fitojnë një nga tre çmimet monetare: 

-Vendi i Parë: 10,000€ 

-Vendi i Dytë: 5,000€ 

-Vendi i Tretë: 2,000€ 

APLIKO KËTU

Kjo është një mundësi unike për të gjithë ata që janë të apasionuar pas teknologjisë dhe bujqësisë për të kontribuar në ndërtimin e një sektori bujqësor më dinamik dhe i përshtatshëm për sfidat e ardhshme. 

Pjesëmarrësit e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë me projektet dhe idetë e tyre, që mund të variojnë nga zgjidhjet digjitale, mjetet e reja bujqësore, tek metoda të qëndrueshme të prodhimit dhe përdorimit të teknologjisë për të rritur efikasitetin në fushën e bujqësisë. 

Për të marrë informacione shtesë dhe për të aplikuar, vizitoni faqen e internetit të Fondacionit në adresën: https://agroportal-ks.com/.  

Aplikimet janë të hapura deri më 15 shkurt, 2024, ku pas kësaj date nuk do të pranohen më propozime. 

Fondacioni AgroDev Kosovo dhe partnerët e tyre shpresojnë të inspirojnë një gjeneratë të re të inovatorëve dhe të ndërmarrësve që do të kontribuojnë në një të ardhme më të mirë për bujqësinë në Kosovë. Ky konkurs premton shumë potencial për inovacion.

APLIKO KËTU