LAJMI I FUNDIT:

Thirrje nga Ministria e Shëndetësisë: Vaksinohu kundër Kancerit të Qafës së Mitrës

Thirrje nga Ministria e Shëndetësisë: Vaksinohu kundër Kancerit të Qafës së Mitrës

Me rastin e shënimit të Javës Evropiane kundër Kancerit të Qafës së Mitrës, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike organizoi tryezën e rrumbullaket me moton “Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet! Vaksinohu! Bëje PAP testin!”.

Në këtë tryezë mori pjesë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i IKShPK, Naser Ramadani, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Fatmire Mullhaxha- Kollçaku, Shefja e Zyrës së UNFPA, Visare Mujko- Nimani, si dhe profesionistë shëndetësorë.


Sipas komunikatës, ministri Vitia theksoi rëndësinë e shënimit të Javës për Kancerin e Qafës së Mitrës, e cila është një sfidë e vërtetë për institucionet shëndetësore, për shoqërinë dhe për shëndetin e grave, për shkak të ndikimit të madh dhe të drejtpërdrejt në shëndetin e grave, por edhe për shkak të ndikimit social e financiar e kushtëzuar nga kostoja e lartë e kujdesit shëndetësor.

Ndërsa, Naser Ramadani, theksoi se vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës dhe skriningu i rregullt janë mënyrat më efektive për të parandaluar kancerin cervikal. Ai tha se qëllimi është që të përmbushet objektivi 90–70–90 që duhet të përmbushen deri në vitin 2030 që është synim për t’u përmbushur deri më 2030 dhe që nënkupton 90% të vajzave të vaksinuara plotësisht me vaksinën HPV deri në moshën 15 vjeç, 70% e grave të kryejnë skrining test deri në moshën 35 vjeç dhe përsëri në moshën 45 vjeçe.

Po ashtu, Ministri Vitia potencoi se Ministria e Shëndetësisë vazhdon të jetë e përkushtuar për të siguruar shërbime cilësore shëndetësore dhe për të ndihmuar në luftën kundër kancerit të qafës së mitrës, ku gjatë vitit të kaluar, për herë të parë në Kalendarin e Rregullt të Vaksinimit në Kosovë, u përfshi edhe Vaksina kundër Human Papilloma Virusit, me qëllim të parandalimit të kancerit të qafës së mitrës përmes vaksinimit të vajzave të reja.

“Krahas vendimit politik, kemi siguruar edhe mbi 15.000 doza të vaksinës kundër HPV, me të cilat, duke filluar nga mesi i muajit shkurt, në pajtim me Planin e Veprimit, do të fillojmë vaksinimin e vajzave të klasave të gjashta në gjithë vendin tonë. Mos ta harrojmë faktin se si pilot-projekt me një numër më të vogël të dozave, vaksinimi kundër HPV filloi vitin e kaluar, ndërsa vaksinimi i rregullt është një hap shumë i rëndësishëm dhe një reflektim serioz i Ministrisë së Shëndetësisë në fushën e parandalimit dhe kontrollit. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë është në proces të finalizimit të marrëveshjes me GAVI për të marrë të njëjtat sasi të vaksinave si donacion”, tha Vitia.

Në këtë hap tejet të rëndësishëm, Ministri e Shëndetësisë kërkon përkrahje nga profesionistët shëndetësorë, prindërit, mësimdhënësit, partnerët, publiku i gjerë dhe në mënyrë specifike nga mediat, të cilat kanë rol dhe ndikim të rëndësishëm në suksesin e vaksinimit, siç u dëshmua edhe gjatë vaksinimit kundër Covid-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori