LAJMI I FUNDIT:

BE thirrje liderëve politik të Kosovës, vazhdoni dialogun me Serbinë

BE thirrje liderëve politik të Kosovës, vazhdoni dialogun me Serbinë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2015-02-26 12:39:12Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comۇ

Bashkimi Evropian ka njoftuar të enjten se rezoluta e Kuvendit të Kosovës me të cilën bëhet thirrje për suspendimin e dialogut me Beogradin nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe u ka bërë thirrje të gjithë akterëve politikë në Kosovë që të vazhdojnë dialogun.

“Rezoluta e miratuar në Parlamentin e Kosovës me të cilën bëhet thirrje për suspendimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe nuk është në pajtim me atë me të cilën Kosova në mënyrë konstante është obliguar”, ka thënë zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiq.


Ajo ka shtuar se Kosova gjithmonë ka qenë fuqishëm e angazhuar ndaj dialogut dhe normalizimit të mëtejmë të marrëdhënieve me Serbinë për shkak të qytetarëve të saj dhe për shkak të kësaj progresi në dialog është parakusht në avancimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.

“U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Kosovë që të vazhdojnë që në mënyrë konstruktive të angazhohen në dialog, të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e deritanishëm dhe në këtë mënyrë të ecin përpara si në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, po ashtu edhe në perspektivën evropiane”, thuhet në komunikatë.