Let’s Do It Kosova u bën thirrje publike të gjitha bizneseve që të ndalin formën e promovimit të produkteve apo shërbimeve të tyre, përmes broshurave që vendosen nëpër makina, apo në hyrje të objekteve të banimit.
“Përderisa Kosova po vazhdon të përballet me probleme të shumta të mjedisit, ndotjes së tij po i kontribuojnë pothuajse të gjitha qendrat tregtare përmes broshurave që po i vendosin nëpër makina e dyer të objekteve të banimit, për të promovuar produktet apo shërbimet e tyre. Kjo formë e promovimit të bizneseve ka irrituar qytetarë të shumtë, të cilët i adresojnë këto ankesa tek “Let’s Do It Kosova” dhe kërkojnë që të ndërmerren masa për ndalimin e tyre. Përveç ankesave të qytetarëve, kjo formë e promovimit po ndikon në ndotjen e mjedisit në tërë Kosovën, sidomos në zona urbane”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Let’s Do It Kosova.
Në raste të tilla, qendrat tregtare në vend se të kenë përgjegjësi sociale dhe të mendojnë se si ta ruajnë mjedisin, bëjnë të kundërtën përmes grumbujve të broshurave, të cilat i hasim çdo ditë në hyrje të secilit objekt të banimit, nëpër makina apo edhe më keq, kur ato shihen të hedhura gjithandej nëpër rrugë e trotuare, duke u bërë faktor për ndotjen e mjedisit.
“Ne kërkojmë nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin masa për parandalimin e kësaj dukuri, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë po ndikon në ndotjen e mjedisit dhe si e tillë sanksionohet në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2015 për Ndëshkime me Gjoba Mandatore, të cilin Let’s Do It Kosova është duke e monitoruar dhe promovuar në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet” – zbatuar nga KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile).
Pra, Let’s Do It Kosova njofton të gjitha bizneset që sa më parë të ndalin këtë ndotje të mjedisit, në të kundërtën do të reagojmë në bazë të mundësive ligjore. Po ashtu, i inkurajojmë të gjithë qytetarët që edhe më tej të vazhdojnë t’i raportojnë këto raste.
Parandalimi i kësaj dukurie është domosdoshmëri pasi në muaj shpenzohen tonelata letra, ndërsa të gjitha përfundojnë nëpër natyrë, duke e ndotur dhe dëmtuar atë”, thuhet në komunikatë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit