Thimonier: Nevojitet vendim politik për zgjedhjet, por dëshira jonë është të mbahen sa më shpejtë
Diplomatët evropian kanë nevojë për bashkëbisedues. Ju nevojitet bashkëbisedues legjitim, por edhe administratë
funksionale e cila ngushtë do të veprojë me pushtetin politik legjitim dhe diplomatëve evropian në këto rrethana ju nevojiten vendime të patjetërsueshme. Por kjo do të thotë se nga njëra anë ekzistojnë kufizime që janë të njohura, ndërsa janë të lidhur me epideminë dhe ajo në fakt vendos.
Ashtu është edhe te ne në Francë. Ne kemi paraparë zgjedhje më 28 qershor, por kemi dispozitë të caktuar që ta studiojmë gjendjen dy javë më parë dhe nëse kushtet shëndetësore e lejojnë atë, të vazhdojmë me zgjedhjet, thotë
ambasadori francez në Shkup, Christian Thimonier.
Në intervistën për Radio Evropa e Lirë, në pyetjen nëse zgjedhjet janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit juridik ose janë vetëm taktizim politik, Thimonier përmend se shoqëritë demokratike kanë nevojë për institucione funksionale.
“Ne të gjithë punojmë nën presion të këtyre çështjeve lidhur me shëndetin e njerëzve që janë prioritare dhe nuk duhet të harrojmë se shoqëritë tona demokratike kanë nevojë për institucione funksionale pasi vështirësitë më të mëdha pastaj do të paraqiten që të qetësohen pasojat nga epidemia. Duhet të sillen disa masa ekonomike dhe vendime që do të mund të miratohen vetëm nga ana e institucioneve legjitime, ndërsa kur do të ndodhë votimi
është vështirë të përgjigjet. Dëshira jonë është sa më shpejt, ndërsa kur mendoj sa më shpejtë të jetë e mundur, për këtë nevojitet vendim politik, por edhe objektiv e cila bazohet në gjendjen shëndetësore të vendit”, thekson ambasadori.
Lidhur me kornizën negociuese të vendit e cila duhet të jetë gati javën e ardhshme, Thimonier ka thënë se bëhet fjalë për lajm të shkëlqyeshëm “pasi ndoshta është mbajtur një nga sfidat më të mëdha me të cilën duhej të përballet dhe t’i tejkalojë BE veçmas në drejtim të prioritetit gjeostrategjik ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Dua që eurokomisarit Vaerheji t’i shpreh falënderim pasi që arriti në kuadër të negociatave në Komision të mbajë atë kornizë dhe ta përgatit për muajin qershor. Ai dokument është shumë me rëndësi dhe me të do të përcaktohet
një udhërrëfyes në bazë të metodologjisë së re me tre pika kryesore. Udhërrëfyesi i parë për sundimin e së drejtës, e dyta për institucionet demokratike administrative dhe e treta për reformat ekonomike. Ky do të jetë thelbi i rrugës që duhet të përgatitet, korniza do të duhet të miratohet në seancë ndërqeveritare që duhet të mbahet në vjeshtë, ndërsa më pas do të fillojë proces që nuk është vetëm teknik por edhe politik, ndërsa ne këtë e dëshirojmë, rrugë politike e cila do të shoqërohet me ndihmë dhe mbështetje për Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ai.
Ndryshe, lidhur me pyetjen nëse deklaratën e Bullgarisë për gjuhën maqedonase e sheh si një veto për rrugën tonë euroatlantike, Thimonier mes tjerash ka thënë se Marrëveshja për miqësi nga viti 2017 duhet të shërbejë si
bazë për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Duhet të tërhiqet vijë, thekson ai, BE ekziston pasi nuk flitet më për luftëra ballkanike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë