Thierry Henry zbuloi fituesin e tij të qartë për Topin e Artë 2025 përpara ceremonisë së javës së ardhshme.

Ceremonia e Topit të Artë e këtij viti zhvillohet të hënën e ardhshme, ndërsa një mori superyjesh janë në garë për të fituar çmimin prestigjioz individual.


Ousmane Dembele, Lamine Yamal, Kylian Mbappe dhe Mohamed Salah janë ndër kandidatët për të fituar Topin e Artë 2025.

Dembele e frymëzoi Paris Saint-Germain drejt katër trofeve të mëdhenj sezonin e kaluar, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Yamal shkëlqeu për Barcelonën dhe ndihmoi Spanjën të fitonte Euro 2024 verën e kaluar.

Mbappe dhe Salah gjithashtu prodhuan heroizëm për Real Madridin, Liverpoolin përkatësisht gjatë edicionit të fundit.

Pas ndeshjeve të së enjtes në Ligën e Kampionëve, ku përfshiheshin fitoret e Barçës dhe Manchester Cityt, Jamie Caragher dhe Henry diskutuan për Topin e Artë në CBS Sports.

Kate Scott, e cila do të jetë prezantuesja e “Topit të Artë”, e ngriti çështjen e garës për “Topin e Artë” dhe i bëri presion Carragherit dhe Henryt të zgjedhin fituesit e tyre.

Carragher emëroi Dembelen, Mbappen, Salahun, Yamalin, Raphinhan dhe Achraf Hakimin si pretendentë të tij, duke i quajtur ata 'gjashtë lojtarët më të mirë'.

Por legjenda e Liverpoolit e mbështeti Dembelen për të fituar çmimin pas sezonit të tij me PSG-në.

Sa i përket Henryt, ai përmendi vetëm një pretendentë - duke nënvizuar se kush mendon se duhet ta fitojë këtë çmim.

"Nuk kam nevojë as të flas", ishte përgjigja e Henryt, duke paraqitur bashkëkombësin e tij, Dembelen, si fituesin e sigurt.

Ndryshe, Dembele pati një sezon spektakolar sezonin e kaluar, duke shënuar plot 35 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app