Thesaret e fshehura: Njihuni me ishujt të cilët para disa vjetësh nuk ekzistonin fare (Foto/Video)
Në disa nga dekadat e fundit, në oqeane janë vërejtur disa ishuj të ri. Këta ishuj mund të konsiderohen bukuri e rrallë natyrore dhe thesar i vërtetë në globin tokësor.
Por, pse ata nuk ishin vërejtur më herët nga syri i njeriut, këtë mund ta lexoni në rreshtat në vijim.
Hunga Ha’apai, Tonga
Për më shumë se një muaj në vitin 2015, vullkani nënujor në Paqësor hodhi hi dhe magmë të madhe në ajër. Në rajonin e njohur si “Unaza e zjarrtë”, pas hirit erdhi deri te formimi i ishullit të ri, i quajtur Hunga Tonga. Ai shtrihet në sipërfaqe prej 1.55 kilometra katrorë.
Ishujt Jadid dhe Sholan, Jemen
Janë formuar në vitet 2011 dhe 2013 në Detin e Kuq, në arkipelagun Zubair ndërmjet Afrikës dhe ishujve arabë. Shkencëtarët mendojnë se aktivitetet tektonike, të cilat kanë sjellë deri te formimi i këtyre dy ishujve, mund të zbulojnë deri më tash aktivitetin e pa regjistruar ndonjëherë vullkanik në këtë rajon.
Nishinoshima, Japoni
Para katër vjetësh, pas erupsionit vullkanik në Paqësor, është “lindur” edhe një ishull i vogël, i cili vazhdon të rritet, derisa nuk u bashkua me ishullin Nishinoshima në afërsi. Roja bregdetare japoneze njoftoi më 2015 se ishulli është rritur 12 herë më shumë në krahasim me madhësinë e tij që kishte në fillim.
Zalzala Koh, Pakistan
Xhirimet satelitore tregojnë se, pas tërmetit prej 7.8 ballë të Rihterit, 233 kilometra në juglindje të Dalbandin në Pakistan, nga deti doli ishulli Zalzala. Nuk kaloi shumë se turistët filluan të vizitojnë ishullin, pavarësisht paralajmërimeve për rrezikun nga avujt toksikë që dalin nga çarjet e tokës. Sipërfaqja e këtij ishulli është e mbuluar me baltë, rërë dhe shkëmbinj.
Houm Rif, Tonga
Houm Rif paraqet të ashtuquajturin “ishull të përjetshëm” – ajo që lind, pëson gërryerje, formohet serish, pastaj serish pëson gërryerje… Një gjë të tillë e shkakton vullkani nënujor në Paqësorin Jugor, jo larg ishujve Late dhe Vava’u në rripin vullkanik Tofua në Tonga. Ishulli deri tash ka dalë mbi sipërfaqe të detit në vitet 1852, 1857, 1984 dhe 2006.
Metis Shoal, Tonga
Bëhet fjalë për token mbi vullkanin nënujor, I vendosur ndërmjet ishujve Kao dhe Late në Tonga. Vullkani është vërejtur për here të pare në vitin 1851, kur magma dhe pluhuri në sipërfaqen e detit formuan ishullin. Erupsioni më i fundit ka ndodhur në vitin 1995, kur mbi ujë u ngrit ishulli me 43 metra lartësi. /kp/Telegrafi/
Answer to @davidmpyle question what is smallest active volcanic island I'd nominate Metis Shoal Tonga, 150 m across. pic.twitter.com/hO7oEcir4J
— Brad Scott (@Eruptn) July 24, 2016
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak