Therje me thikë në Podujevë, një person i lënduar

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:05 në rrugën “Zahir Pajaziti”, Podujevë.
Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































