LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një person në Durrës, arrestohet i dyshuari

Theret me thikë një person në Durrës, arrestohet i dyshuari

Një 38-vjeçar ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë në qytetin e Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta që pati me një person.

Si pasojë e përplasjes në zonën e “Stacionit të Trenit”, në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, mbeti i plagosur shtetasi G.Gj., i cili ndodhet aktualisht në spital në kontrollin e mjekëve.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e krimit, për ta arrestuar disa momente më vonë.

Autori i plagosjes është 51-vjeçari A.L. Ai u dërgua në komisariat, ku po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes./A2CNN/