Kryeministrja britanike, Theresa May ka marrë edhe një tjetër goditje të enjten, pasi ligjvënësit votuan kundër mishërimit të fundit të planit të saj Brexit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërkohë që votimi ishte thjesht simbolik, refuzimi i parlamentit për të riafirmuar mbështetjen e tij për qasjen e May ndaj negociatave me Bashkimin Evropian përbënte një pengesë tjetër për qeverinë ndërsa përpiqet të rihapë kushtet e marrëveshjes së saj të Brexit me BE.
Ligjvënësit votuan 303 në 258 kundër mocionit të qeverisë, i cili përfshinte një amendament mbi rinegociimin e të ashtuquajturit “bacstop irlandez” – një pjesë kontestuese të marrëveshjes – së bashku me një amendament jo detyrues për të parandaluar një Brexit pa marrëveshje.
Të dy amendamentet më parë ishin miratuar nga parlamenti.
Por disa nga deputetët e vijës së ashpër në Partinë konservatore të May abstenuan të enjten, pasi votimi në favor të mocionit do të kishte nënkuptuar se ata miratuan përjashtimin e një skenari në të cilin Britania largohet nga Evropa më 29 mars pa një marrëveshje.
Humbja vlerësohet të dëmtojë më tutje premtimin e May ndaj BE-së se nëse rinegocion marrëveshjen e saj me Britaninë, ajo mund të marrë një marrëveshje të rishikuar të miratuar nga parlamenti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe