LAJMI I FUNDIT:

Thënie të urta nga Skocia: Të gjithë ankohen se u mungojnë paratë, asnjë s’ankohet se u mungojnë mendtë!

Thënie të urta nga Skocia: Të gjithë ankohen se u mungojnë paratë, asnjë s’ankohet se u mungojnë mendtë!

• Ai që flet për gruan e vet e çnjerëzon veten.

• Ai që s’di t’i përballojë fatkeqësitë nuk vlen aspak.


• Askush nuk është aq mirë (me shëndet) sa njeriu që shpreson të shërohet.

• Ata më flasin rreth pijes sime, por kurrë nuk mendojnë rreth etjes që kam.

• Avokati i mirë mund të jetë fqinj i keq.

• Çdo burrë mund të sundojë një grua të keqe, përveç atij që e ka.

• Dashamirësia lind dashamirësinë.

• Do të kuptosh babanë tënd kur të bësh fëmijët e tu.

• Është e mjerë ajo grua që i mungon gjuha, por është i lumtur ai burrë që e merr.

• Është i urtë ai që di të kthejë armikun në mik.

• Fëmija thotë në fushë atë që dëgjon pranë vatrës.

• Fëmijët janë shqetësim i sigurt dhe gëzim i dyfishtë.

• Frekuento shoqërinë e mirë e do të numërohesh si ajo.

• Gratë e beqarëve të vonuar dhe fëmijët e beqareshave të vonuara janë gjithnjë të edukuar mirë.

• Gjithë zgjuarsia e botës nuk mund të jetë në një kokë.

• Gjuha dhe zemra nuk duhet t’i kundërvihen njëra-tjetrës.

• I vetmi avantazhi i urisë është të mos ndiesh etjen.

• Kur dy ish-armiq bëhen shokë, njëri mbetet rob i tjetrit.

• Kur pi, njeriu thotë atë që mendon kur është esëll.

• Kush ia tregon të gjitha gruas, është martuar me kohë të shkurtër.

• Kush ka hundën e madhe, kujton se të gjithë flasin për të.

• Mbyll një sy për veset e vogla, sepse ti vetë ke të mëdha.

• Më mirë i parë ndër popullorë, se i fundit ndër zotëri.

• Më mirë zjarri i vogël që të ngroh, se i madhi që të djeg.

• Mos kapërce lumin për të gjetur ujë.

• Ndërgjegjja e qetë sjell gjumin e thellë.

• Njerëzit e pangopur kanë krahët e gjatë.

• Njeriu pa para e përshkon shpejt pazarin.

• Një fije peri lidh njeriun e ndershëm më mirë se një litar lidh vagabondin.

• Një histori e mirë nuk prishet nëse tregohet dy herë.

• Një pyetje zemëruese meriton një përgjigje pezmatuese.

• S’ka djersë, s’ka ëmbëlsirë.

• Sa mirë që s’i kemi të shkruara në ballë gjithë veset tona.

• Shih para se të kërcesh, do të dish më mirë si të biesh.

• Të gjithë ankohen se u mungojnë paratë, asnjë s’ankohet se u mungojnë mendtë.

• Të rinjtë duhen edukuar, të moshuarit duhen nderuar.

• Vajza që ka shumë lajkatarë, shpesh zgjedh më të keqin.

• Varfëria është një dhimbje, por jo një fatkeq[si.

• “Varrezat” s’janë mbushur kurrë me “gati të vdekur”. /EO/